Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se edukimi i fëmijëve është prioritet.
Ai ka pohuar se me projektet e tyre po kultivojnë shprehinë e leximit te fëmijët, duke nxitur te ta dashurinë për librin.
“Më larg teknologjisë dhe rrjeteve sociale! Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, kemi lajme emocionuese për të ndarë! Qyteti i Prishtinës ka mirëpritur rreth 1000 lexues të rinj.
Edukimi i fëmijëve tanë është prioritet për ne, dhe falë iniciativës “Ora e Leximit,” e cila po implementohet nga rreth 40 mësimdhënës të trajnuar nga 25 shkolla të Prishtinës, në bashkëpunim me OJQ-në “The Library Project Kosova”, shumë fëmijë kanë zbuluar një dashuri të re për librin dhe letërsinë”, ka shkruar Rama në Facebook.