By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Shqipëri

Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

admin
Last updated: 28/11/2026 13:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të kujtojë Ditën e Alfabetit përmes një fotografie historike me anëtarët e Komisionit të Abecesë të zgjedhur nga Kongresi i Manastirit të vitit 1908.

Kryeministri publikoi Foton e Ditës, të shoqëruar me diçiturën “në shtëpinë e Kongresit të Manastirit” e realizuar sot gjatë vizitës së tij në shtëpinë-muze të Kongresit dhe Alfabetit.

Fotografia i referohet një prej momenteve të rëndësishme të Kongresit të Manastirit, ku përfaqësues shqiptarë nga qytete dhe shoqëri të ndryshme u mblodhën për të diskutuar dhe vendosur mbi alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe.

Kongresi që u mbajt nga data 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, ishte një kongres mbarëkombëtar.

Kongresi i Manastirit, i njohur edhe si Kongresi i Alfabetit, nuk kishte një listë të vetme “firmëtarësh” si Akti i Pavarësisë i vitit 1912, por u përfaqësua nga 50 delegatë (32 me të drejtë vote dhe 18 vëzhgues), vendimet e të cilëve u hartuan dhe u miratuan nga Komisioni i Abecesë prej 11 anëtarësh dhe kryesia e Kongresit.

Komisioni i Abecesë që shqyrtoi dhe vendosi mbi alfabetin e gjuhës shqipe përbëhej nga: Gjergj Fishta (kryetar i Komisionit), Mid’hat Frashëri (nënkryetar i komisionit dhe kryetar i Kongresit), Luigj Gurakuqi (sekretar i Komisionit), si dhe anëtarët: Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Bajo Topulli, Grigor Cilka, Dhimitër Buda, dhe Nyzhet Vrioni.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky konfirmon sulmet ndaj anijeve ruse pranë Libisë, OKB-ja kërkon hetim
Next Article “Shattered Bob”, prerja e shkurtër që po bëhet trendi i flokëve këtë vjeshtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?