By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit
Shqipëri

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

admin
Last updated: 02/09/2026 14:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 2 shtator, argument.mk/ – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e “Besës” dhe nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim të zgjeruar me inspektorë, ku merrte pjesë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula.

Në takim, kryeministri theksoi nevojën për një qasje të re në procesin e inspektimit, të bazuar tek transparenca, korrektësia dhe mbështetja ndaj sipërmarrjes.

Ndërkohë përmes një videomesazhi, Rama theksoi se “qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim por t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët”.

“Inspektori nuk vjen te dera e biznesit si në një skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh”, shtoi ai.

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se “gjoba mbi një biznes është arma e fundit jo e para.

“Dhe kurrë një ‘shpatë’ shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit për të gjetur një mënyrë tjetër pastaj për ta shmangur gjobën. Dhe kush nxjerr gjobën përpara fjalës së mirë nuk po e mbron shtetin, pot po e turpëron atë”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se kujt i vjen një inspektim pa paralajmërim për një kontroll rutinë nga cilido inspektorat duhet ta denoncojë menjëherë te Inspektori i Përgjithshëm.

“Kjo nuk është ankesë, kjo është e drejtë dhe këtë të drejtë ne mund ta vendosim vetëm së bashku qeveria dhe sipërmarrja”, shtoi Rama.

Kryeministri informoi se së shpejti çdo inspektor që troket në emër të shtetit tek dera e një tatimpaguesi të kësaj Republike do të jetë i pajisur me kamerën inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë.

“Biznesi duhet ta dijë kush është, kë përfaqëson dhe që ai vetë ta dijë se në çdo minutë të punës së tij është i mbikëqyrur nga Inspektorati i Përgjithshëm. Shteti që hyn në derën e njerëzve, duhet t’i bëjë ata krenarë për taksat që ata i paguajnë këtij shteti”, tha Kryeministri Rama.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?
Next Article Hoxha: Mavrova pret ngjarje historike për peshkimin sportiv
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?