By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Kamera trupi për çdo inspektor në terren, përmirësojmë sjelljen e administratës me qytetarin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Kamera trupi për çdo inspektor në terren, përmirësojmë sjelljen e administratës me qytetarin
Shqipëri

Rama: Kamera trupi për çdo inspektor në terren, përmirësojmë sjelljen e administratës me qytetarin

admin
Last updated: 28/11/2026 14:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 nëntor, Argument – Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se së shpejti do të fillojë zbatimi i projektit për pajisjen e të gjithë punonjësve të Policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi.

I pranishëm në aktivitetin e prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, Rama u ndal te ky projekt, që sipas tij do të sjellë monitorimin në kohë reale të aktivitetit të çdo inspektori në terren.

“Kamerat e trupit do të jenë aktive gjatë gjithë kohës dhe do të jenë po ashtu pjesë e sistemit të Inteligjencës Artificiale që kemi, tanimë, ndërtuar në qendrën e madhe të monitorimit. Kjo do të bëjë që në kohë reale, sipas kodeve të përcaktuara, të ndiqet aktiviteti i çdo inspektori në terren, të shihet e gjithë vija e sjelljes së çdo punonjësi të Policisë dhe çdo inspektori në raport me qytetarin dhe të vlerësohen në kohë reale edhe situatat kur është nevoja për mbështetje, kur është nevoja për ndihmë dhe kështu me radhë”, shtoi Rama.

Kryeministri vlerësoi se të gjitha këto së bashku e ngrenë në një nivel tjetër marrëdhënien e qytetarit me shtetin.

“Krijohen kushte tërësisht të reja për të përmirësuar në mënyrë të shpejtë dhe shumë të ndjeshme, të gjithë parametrat e sjelljes së administratës në raport me qytetarin, kur vjen fjala tek marrëdhëniet e drejtpërdrejta në territor. Dhe patjetër që krijojnë po ashtu kushte të reja për të vlerësuar të gjithë parametrat e tjerë të punës: lëvizjet, shpenzimet për karburantin, qëndrimet aktive në punë, në orarin e punës dhe qëndrimet pasive në orarin e punës, e kështu me radhë”, shtoi kryeministri.

Rama vlerësoi punën e AKSHI-t për thellimin e procesit të digjitalizimit me një kompani publike të angazhuar që tanimë, ka dhe një kapacitet të konsiderueshëm burimesh njerëzore të kualifikuara falë edhe sistemit të brendshëm të pagave që ka kompania.

“Besoj që ky është një moment pozitiv për të gjithë institucionet, por nga ana tjetër duhet që të merren masa që zbatimi i gjobave online dhe jo me letra, të realizohet një orë e më parë dhe të mos ketë justifikime për mungesë tabletash, për probleme teknike e kështu me radhë”, shtoi Rama.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koçiu: Ulja e TVSH për 54 produkte të shportës, nga janari 2027 më pak shpenzime për familjet shqiptare
Next Article LSDM kërkon seancë urgjente parlamentare për rastet e femicidit dhe dhunës në familje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?