By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Operator Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve, kapitulli më sfidues i negociatave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Operator Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve, kapitulli më sfidues i negociatave
Shqipëri

Rama: Operator Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve, kapitulli më sfidues i negociatave

admin
Last updated: 28/08/2025 12:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, ku do të jetë i përqendruar i gjithë procesi i  trajtimit të mbetjeve.

Kjo agjenci do të krijohet në kuadër të paketës së re të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Në prezantimin e Reformës së Trajtimit të Integruar të Mbetjeve, Rama u shpreh se krijimi i këtij operatori parashikohet në projektligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

“Një agjenci, institucion, ndërmarrje e re, e cila do të jetë në dispozicion të gjithë Republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve dhe të këtij misioni për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Sipas tij, i gjithë procesi i trajtimit të mbetjeve do të përqendrohet te ky operator.

“Grumbullimi dhe trajtimi i mbetjeve nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por do të jetë një proces i administruar nga ky operator kombëtar në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes dhe në raport me të cilin bashkitë do të jenë klientë njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime”, theksoi Rama.

Rama kërkoi që të gjithë pa përjashtim në të gjitha nivelet dhe të gjithë territorin që kanë një funksion publik si të zgjedhur apo nëpunës të këtij shteti të lidhur me të gjitha çështjet e mjedisit, të vetëdijësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE.

“E them me keqardhje që ndërkohë që kemi vënë re me kënaqësi një përmirësim të mëtejshëm të gjithë proceseve të pastrimit, nuk vëmë re as ndonjë vetëdijësim më domethënës nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të territorit dhe nuk vëmë re për fat të keq përmirësime domethënëse as në trajtimin e mbetjeve”, shtoi kryeministri.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kumbaro: Plan i ri për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve përtej kapaciteteve të bashkive
Next Article AKSK, thirrje qytetarëve: Kujdes nga skemat mashtruese të investimeve online

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?