Kryeministri Edi Rama publikoi një foto në rrjetet sociale nga sheshi përpara selisë së Partisë Socialiste në orët e para të ditës së sotme teksa numërohen qendrat e para të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
“Çfarë agimi ky sot”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa tregon se ndodhet tek selia e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Aktualisht kur janë numëruar 911 qendra votimi nga 5225 në të gjithë vendin, PS kryeson me 118213 vota ose 53.60%. Ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ndjek me 74355 vota ose 33.65%.

