By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama rendit investimet në veri: Rrugët ishin copë-copë, ndërtuam me të njëjtat standarde si në Austri e Zvicër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama rendit investimet në veri: Rrugët ishin copë-copë, ndërtuam me të njëjtat standarde si në Austri e Zvicër
Shqipëri

Rama rendit investimet në veri: Rrugët ishin copë-copë, ndërtuam me të njëjtat standarde si në Austri e Zvicër

admin
Last updated: 17/04/2025 09:55
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy”, iu përgjigj sot komenteve dhe pyetjeve të qytetarëve në platformat sociale.

Duke iu përgjigjur një qytetari, Rama tha se rrugët turistike në vend janë ndërtuar me të njëjtat standarde si në Austri dhe Zvicër.

“Çfarë i kërkoni Shqipërisë kur të gjitha rrugët turistike, në Zvicër, Austri janë me të njëjtat standarde, dhe ky është standardi për atë lloj rruge. Ka autostrada të kategorisë A, siç po bëjmë Korridorin Blu, dhe Korridorin 8, ka rrugë të kategorive B, C, nuk e kuptoj çfarë kërkohet. E theksoj, të gjitha rrugët që ne bëjmë, kur ka financim të huaj, që do të thotë mbështetje me financë, kredi të butë apo edhe me grant nga institucionet financiare të huaja, nuk të lënë ata t’i bësh jashtë standardeve evropiane. Janë me standard evropiane të gjitha rrugët që ne po ndërtojmë dhe pikë”, pohoi Rama.

Një tjetër qytetar ngriti shqetësimin se ndërtohen më shumë rrugë në jug të Shqipërisë se në veri.

Rama përmendi disa nga veprat infrastrukturore të ndërtuara në veri të vendit, përfshirë edhe Rrugën e Arbrit. Rama shtoi se se qeveria e tij ka bërë më shumë për veriun, sesa të tjerët.

“Një ndër veprat më të mëdha, më e vështira rezultoi, por një nga më të konsiderueshmet nga pikëpamja financiare është Rruga e Arbrit. Kjo shkon në jug, apo në veri? Si është, sipas teje? Është në jug them unë, nëse marrim edhe Kosovën dhe konsiderojmë Kosovën veri, por nëse i rrimë Shqipërisë brenda hartës zyrtare sot, është në veri, dhe në fakt është në zemër të veriut, sepse është këtu.

Rruga e Thethit është në jug apo është në veri, Elez? Si e mendon ti, rruga që shkon në Vermosh deri lart që përshkon gjithë Malësinë e Madhe është në jug, apo në veri? Rruga e Lurës sipas teje është në jug, apo në veri? Patjetër që në veri është edhe Rruga e Kombit, e cila u la rrugëve si të gjitha rrugët e tjera, natyrisht në një stad më të avancuar, por tek e cila edhe sot vijon puna. Rruga Shëngjin – Velipojë është në jug apo në veri? Unë them se është në veri, dhe të gjitha këto rrugë janë rrugë të ndërtuara nga kjo qeveri, që të gjitha, dhe me përfundimin e rrugës së Lurës preken dhe një distancon tjetër fantastik që është në rrugë e sipër, dhe nëse e ke parë planin aty ka edhe të tjera projekte në veri për infrastrukturën e veriut.

“Hekurudha Durrës – Shkodër – Gjakovë – Prishtinë shkon për në jug apo për në veri? Po rruga Thumanë – Milot, Balldren – Muriqan shkon në jug, apo shkon në veri? Autostrada e kategorisë A, pjesë e Korridorit Blu, ka shumë segmente të tjera që janë investuar në veriun e Shqipërisë që ishte copë-copë dhe më copë sesa jugu edhe ai në kohën kur medemek shkonin e qeverisnin ata që e donin shumë veriun dhe që e përfaqësonin veriun.

“Edhe vetë Tropoja ishte një gropë, sot është një destiancion turistik. Shko në Tropojë dhe shikojë rrugën e Valbonës, po të informoj se e ka bërë kjo qeveri, është një mrekulli e vërtetë ajo zonë. Rruga e Komanit është në jug apo në veri, po rruga e Dukagjinit në jug apo në veri?”, nënvizoi Rama.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Rama shtoi: “Këto dëngla me veri e jug mos m’i tregoni mua se edhe me gjak jam edhe nga veriu dhe jugu, se kam pasur bekimin të kem një gjyshe shkodrane dhe një gjysh me prejardhje nga Berati, por lindur e rritur në Durrës. Dhe gjyshërit e tjerë nga Bregu, por ardhur nga Mirdita”.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Me presion psikik e shantazhe e detyroi të merr kredi, gruaja në Prishtinë paraqet rastin në Polici
Next Article Sela përcjell një mesazh: Paqe me të kaluarën, shteg për të ardhmen!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?