Në përballjen e radhës “Sy m’sy” me komentuesit, kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe njëherë Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe zhvillimeve të fundit.
Sipas kreut të qeverisë, SPAK tashmë e ka treguar se nuk është i kapur, por shtoi se nuk do të pranojë një system drejtësie që shkel të drejtat.
“SPAK nuk është imi, por i Kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Tani dhe SHBA është tërhequr nga kjo punë dhe nëse SPAK do ta kishte sjellë Amerika do ta kishte marrë me vete. SPAK është këtu dhe ka një garanci. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kuadër të kësaj lufte nga këneta me në krye bufin plak është Partia Socialiste dhe unë në krye të saj. Reformën në drejtësi e kam bërë unë dhe PS,” the Rama.
