By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ramush Haradinaj: Masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan mbeten plagë të rënda të Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ramush Haradinaj: Masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan mbeten plagë të rënda të Kosovës
Kosovë

Ramush Haradinaj: Masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan mbeten plagë të rënda të Kosovës

admin
Last updated: 14/05/2026 13:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 14 maj, zhurnal.mk – Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot viktimat e masakrave në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan, duke i cilësuar ato si ndër plagët më të rënda që ka përjetuar populli shqiptar gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi, Haradinaj tha se 102 shqiptarë të paarmatosur u ekzekutuan nga njësitet ushtarake dhe policore serbe, si hakmarrje për humbjet që po pësonin në frontet e luftës.

“Masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan mbeten ndër plagët më të rënda që ka përjetuar populli ynë. 102 shqiptarë të paarmatosur u ekzekutuan pa mëshirë nga njësitet ushtarake e policore të shtetit serb, si hakmarrje ndaj humbjeve që po pësonin në frontet e luftës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai bëri të ditur se në këtë përvjetor janë nderuar edhe eprorët dhe luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga zona e Dukagjinit, të rënë në beteja të ndryshme për liri.

Sipas tij, u përkujtuan Skender Çeku nga Qyshku, Jahë Kabashi, Blerim dhe Bekim Kelmendi, si dhe Rifat Veseli nga Llabjani.

“Këto masakra janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaloi Kosova deri te liria, por edhe e sakrificës së madhe të njerëzve tanë që nuk u përkulën kurrë përballë armikut”, ka deklaruar Haradinaj.

You Might Also Like

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE formon grupin e punës për hartimin e traktatit për anëtarësim të Malit të Zi
Next Article Gjeneralët e diplomatët e BE e NATO në Bosnjë takohen pas shqetësimeve se serbêt pro-Rusi synojnê shpërbërjen e vendit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?