By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raporti i Auditimit për OSHP-në: 54 raste me vonesa në vendimmarrje dhe probleme në menaxhimin e të hyrave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Raporti i Auditimit për OSHP-në: 54 raste me vonesa në vendimmarrje dhe probleme në menaxhimin e të hyrave
Kosovë

Raporti i Auditimit për OSHP-në: 54 raste me vonesa në vendimmarrje dhe probleme në menaxhimin e të hyrave

admin
Last updated: 23/06/2026 15:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk –  Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për vitin 2025, ku janë identifikuar një sërë mangësish financiare dhe procedurale që kanë ndikuar në opinionin e auditimit dhe në përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi.

Sipas raportit, auditori ka konstatuar mbivlerësime dhe nënvlerësime të të hyrave, si dhe mangësi në regjistrimin e pasurive dhe stoqeve.

”Konkretisht, janë evidentuar mbivlerësime të të hyrave prej 16,308 eurosh, nënvlerësime prej 4,864 eurosh, si dhe nënvlerësim i pasurive dhe stoqeve në vlerë totale prej mbi 2,700 euro.”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Një nga gjetjet kryesore lidhet me tarifat e ankesave. ZKA ka konstatuar se në 13 raste pagesat e tarifave të ankesës ishin më të ulëta sesa niveli i përcaktuar me rregullore, duke bërë që të hyrat të nënvlerësohen për 4,864 euro. Sipas raportit, kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kontrolleve efektive dhe aplikimit të dispozitave të rregulloreve të shfuqizuara në disa raste.

Raporti evidenton gjithashtu mangësi në regjistrimin e pasurive. Dy pagesa për inventar dhe pajisje në vlerë prej 3 eurosh nuk ishin regjistruar në sistemin “e-Pasuria”, ndërsa materiale shpenzuese në vlerë prej 2,704 eurosh nuk figuronin në sistemin për evidentimin e hyrje-daljeve të stoqeve. Sipas auditorëve, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së koordinimit ndërmjet zyrtarëve përgjegjës dhe problemeve teknike në sistem.

Në aspektin e përputhshmërisë ligjore, auditimi ka konstatuar se në 12 raste ekspertët shqyrtues kanë vonuar përgatitjen e raporteve nga 1 deri në 26 ditë përtej afateve të parapara ligjore. Auditori vlerëson se këto vonesa mund të ndikojnë në shtyrjen e realizimit të projekteve publike dhe të rrisin rrezikun e kontestimeve ligjore ndaj vendimeve të OSHP-së.

Po ashtu, në 54 raste janë evidentuar vonesa në nxjerrjen e vendimeve nga panelet shqyrtuese të OSHP-së. Sipas ZKA-së, vonesat bien ndesh me parimet e transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik, ndikojnë negativisht në realizimin e projekteve publike dhe mund të shkaktojnë kosto shtesë ligjore.

Raporti thekson se auditimi ka rezultuar me tetë rekomandime, prej të cilave pesë janë të reja dhe tre të përsëritura nga vitet paraprake.

ZKA ka kërkuar nga drejtuesit e OSHP-së forcimin e kontrolleve të brendshme, respektimin e afateve ligjore në trajtimin e ankesave dhe përmirësimin e menaxhimit të pasurive dhe të hyrave.

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje
Next Article Sistemi pensional nuk mund t’i paguajë vetë pensionet, shteti duhet të mbulojë më shumë se një të tretën e buxhetit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?