By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raporti IOM: Shqipëria me normat më të larta të emigrimit në Evropë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Raporti IOM: Shqipëria me normat më të larta të emigrimit në Evropë
Shqipëri

Raporti IOM: Shqipëria me normat më të larta të emigrimit në Evropë

admin
Last updated: 27/08/2024 08:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria dhe Moldavia janë vendet më të goditura në Evropë nga niveli i lartë i emigracionit në raport me popullsinë, vuri në dukje Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) në raportin global për vitin 2024.

Kryesisht, për shkak të mungesës së perspektivës së punësimit me paga dinjitoze, shumë njerëz janë larguar nga disa nën rajone të BE-së për të punuar në Evropën Perëndimore dhe Veriore.

“Vende të tilla si Shqipëria dhe Republika e Moldavisë janë disa nga më të goditurat; rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë, për shembull, vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në ikjen e trurit, duke ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që vazhdimisht humbasin punëtorë si në sektorët me kualifikim të ulët, ashtu edhe në atë të lartë”, vuri në dukje IOM.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin rendit si arsye normat e larta të varfërisë, diferencat e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsionin dhe klientelizmin e konsiderueshëm që kanë ndikuar në vendimet e njerëzve për t’u larguar nga vendi ynë.

IOM vë në dukje se mijëra të rinj shqiptarë kanë bërë udhëtime të vështira për të arritur në Evropën Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ku shumë prej tyre rrezikojnë jetën duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla ose me gomone.

Një prirje e ngjashme mund të shihet në Republikën e Moldavisë, me rreth një e katërta e popullsisë së saj “ekonomikisht aktive” që punon jashtë vendit.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Federata Ruse që ka rezultuar në një krizë të kostos së jetesës në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vendet e nën rajonit, ka detyruar edhe më shumë moldavë të largohen nga vendi.

Vendet e tjera si Bullgaria dhe Serbia nuk bëjnë përjashtim dhe vazhdojnë të shohin shumë nga të rinjtë e tyre që largohen.

Ndërsa shumë që largohen janë punëtorë emigrantë të rregullt që përfundojnë duke punuar në Federatën Ruse ose në vende të Perëndimit dhe në Evropën Veriore, ka pasur gjithashtu një rritje të numrit të emigrantëve të parregullt nga disa vende të nën-Rajonit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në dekadat e ardhshme, migrimi do të jetë nxitësi i vetëm i rritjes së popullsisë në vendet me të ardhura të larta vë në dukje IOM teksa do të jetë shkaktar kryesor i rënies së popullsisë në vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

Emigracioni në Shqipëri vijon me ritme të larta në dekadën e tretë të tranzicionit. Ritmet e ikjes u forcuan edhe më tej në dekadën e fundit në vend që të pakësoheshin, duke vënë në vështirësi ekonominë shqiptare dhe perspektivën afatgjatë të vendit.

Të dhënat e fundit të censit të popullsisë që i përkasin 2023 treguan se, popullsia e vendit është pakësuar me 420 mijë persona ndërmjet 2011-2023 si rrjedhojë emigracionit të lartë, pasi shtesa natyrore, pavarësisht se ka pësuar rënie është ende pozitive.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Diaspora shqiptare jashtë vendit ka arritur në mbi 1.6 milionë persona dhe kjo është sa 66% e popullsisë që jeton në vend, raporton Monitor.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article A janë njerëzit me emra të shkurtër më të prirur për sukses?
Next Article “Pengesa inteligjente” ndryshon në varësi të shpejtësisë që vozitni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?