By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raporti vjetor i Antikorrupsionit, Strategjia Kombëtare dhe disa raporte të veçanta para komisionit amë në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Raporti vjetor i Antikorrupsionit, Strategjia Kombëtare dhe disa raporte të veçanta para komisionit amë në Kuvend
Maqedoni

Raporti vjetor i Antikorrupsionit, Strategjia Kombëtare dhe disa raporte të veçanta para komisionit amë në Kuvend

admin
Last updated: 26/08/2026 11:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Në Kuvend sot do të mbahen seanca të komisioneve kuvendore për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme, për çështje evropiane dhe Këshilli Buxhetor i Kuvendit.

Në rendin e ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive janë Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për vitin 2025, si dhe raportet e veçanta të Antikorrupsionit për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat, për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në Komunën e Gostivarit, kryetar komune në Komunën e Vrapçishtit, kryetar komune në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës dhe për kryetar komune në Centar Zhupë – viti 2026, Raporti vjetor i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021‑2025, për periudhën 01.01.2025 – 31.12.2025 dhe Raporti përfundimtar për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021‑2025, për periudhën 01.01.2025 – 31.12.2025.

Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë edhe për Strategjinë Kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2026‑2030.

Komisioni për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme duhet të japë dritë jeshile për propozim të ligjeve për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane për aviacionin civil, të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë për zbatimin e Marrëveshjes për pranimin e personave që qëndrojnë pa leje, të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Portugalisë lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Në rendin e ditës të Komisionit është edhe Propozim i ligjit për paraqitjen dhe kontrollin e investimeve të huaja direkte, në lexim të parë.

Propozimi i ligjit për paraqitjen dhe kontrollin e investimeve të huaja direkte, në lexim të parë është në rendin e ditës të Komisionit për çështje evropiane.

Këshilli Buxhetor i Kuvendit do të shqyrtojë Propozimin e planit strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2027‑2031, Propozim‑vendimin për dhënien e pajtimit financiar për Planin vjetor të punësimit në Shërbimin e Kuvendit për vitin 2027 dhe Propozimin e buxhetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2027.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banka të zbrazëta dhe shkolla të mbyllura, çfarë po ndodhë me të ardhmen në RMV?
Next Article Nga Shkupi në botë: Gonxhe Bojaxhiu dhe mesazhi se humanizmi nuk njeh kufij
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?