By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rashica drejt largimit nga Besiktasi, klubi turk kërkon yllin e Man Utd si pasues të tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Rashica drejt largimit nga Besiktasi, klubi turk kërkon yllin e Man Utd si pasues të tij
Sport

Rashica drejt largimit nga Besiktasi, klubi turk kërkon yllin e Man Utd si pasues të tij

admin
Last updated: 28/11/2026 12:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Besiktasi po planifikon ndryshime të mëdha në krahun e djathtë të sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e dëshirave të gjigantit turk ka përfunduar edhe ylli i Manchester Unitedit, Amad Diallo.

Sipas mediumit turk Fotomac, drejtuesit e Besiktasit nuk janë të kënaqur me kontributin e futbollistëve që aktualisht luajnë në këtë pozitë, përfshirë Milot Rashicën, Vaclav Cernyn dhe Ernest Pokun.

Rashica pritet të largohet nga klubi, ndërsa Besiktasi nuk ka ndërmend ta aktivizojë opsionin e blerjes së Pokut.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat për Cernyn, duke paralajmëruar kështu një riorganizim të plotë të këtij reparti.

Objektivi kryesor për ta përforcuar krahun e djathtë është bërë Amad Diallo. Megjithatë, klubi turk po shqyrton edhe alternativa të tjera në Belgjikë dhe Portugali.

24-vjeçari ka regjistruar 16 gola dhe 17 asistime në 105 paraqitje me fanellën e Manchester Unitedit.

Kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” është e vlefshme deri në qershor të vitit 2030, ndërsa vlera e tij në treg raportohet të jetë rreth 45 milionë euro.

Për shkak të kostos së lartë të transferimit, huazimi mund të jetë një mundësi më realiste për Besiktasin, i cili synon ta ndryshojë dukshëm përbërjen e krahut të djathtë të sulmit para pjesës së dytë të sezonit.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filmat “DUA” dhe “Shame and Money” në fokus të takimit të ambasadorit Reka në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork
Next Article Të shtunën në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile kundër femicidit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?