By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rast skandaloz në Prishtinë, prindërit bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rast skandaloz në Prishtinë, prindërit bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike
Maqedoni

Rast skandaloz në Prishtinë, prindërit bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

admin
Last updated: 18/02/2025 21:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një nxënëse me autizëm në klasën e tretë në shkollën “Pavarësia” në kryeqytet, ka muaj që shpeshherë klasën po e gjen thuajse bosh.

Kjo ngase prindërit e bashkëmoshatarëve të saj, sipas burimeve të Dukagjinit, kanë bojkotuar mësimin në vazhdimësi duke kërkuar që ky fëmijë me autizëm të largohet nga klasa.

Për këtë, Këshilli i Prindërve ka mbajtur një takim sot pasdite por pretendimet i ka mohuar kryetari i tyre.

“Së pari, nuk ka qenë kërkesë për largim. Ne patëm takim me prindërit e asaj klase, deklaruan se nuk kanë kërkesë për largimin e fëmijës. Ankesa kanë pasur për disa shqetësime, i orientuam tek shkolla. Jo, s’është e vërtet se ka pasur bojkotim, shqetësimet e prindërve do të shkojnë në DKA dhe Këshillin Drejtues”, ka thënë Bujar Pervetica, kryetar i Këshillit të Prindërve.

I njëzëri mbi shqetësimet ka qenë edhe drejtori i shkollës.

“Shkolla “Pavarësia” në vizionin e saj ka parimin e gjithëpërfshirjes, që nënkupton se në këtë institucion trajtohen me respekt të thellë të gjithë nxënësit. Kurrsesi nuk vjen në shprehje që shkolla të largojë nxënës të tillë. Komentet tjera nuk do të doja t’i diskutoja”, ka thënë Halil Brahaj, drejtori i SHFMU “Pavarësia”.

Televizioni ka kontaktuar edhe me nënën e nxënëses por ajo nuk ka dashur të deklarohet deri në marrjen e një vendimi por ka konfirmuar për Dukagjinin se ka kohë që prindërit e fëmijëve të tjerë në klasë kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre.

Autizmi nuk është as sëmundje por çrregullim zhvillimor ndërkaq me ligj në Kosovë por edhe Konventa ndërkombëtare arsimimi është i garantuar për të gjithë fëmijët pa dallim.

Një rast i tillë kishte ndodhur vite më parë në Maqedoni Veriore kur prindërit bojkotuan mësimin për të kërkuar që një fëmijë me sindromën Down të përjashtohet nga klasa e që u bë lajm ndërkombëtar.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-anëtari i Kryesisë së PD deklaron se do të kandidojë me “Euroatlantikët” e Bashës në Tiranë
Next Article Kreditë konsumatore, më të lira/ Banka e Shqipërisë ul me 4 herë normën maksimale të interesit për shumat deri në 200 mijë lekë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?