By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rast social/ Familja Rushiti nga Kumanova jeton mes skamjes së madhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rast social/ Familja Rushiti nga Kumanova jeton mes skamjes së madhe
Maqedoni

Rast social/ Familja Rushiti nga Kumanova jeton mes skamjes së madhe

admin
Last updated: 24/03/2025 19:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 24 mars – Lulzime Rushiti jeton e vetme me tre fëmijët e saj që pas vdekjes së bashkëshortit dy vite më parë. Në shkollë është djali 8 vjeçar, vajza 16 vjeçare e ka ndërprerë shkollimin për shkak të kushteve, ndërsa djali më i madh 19 vjeçar aktualisht është i papunë. Muajin e kalojnë me ndihmat që u sjellin bamirësit dhe ndihmën sociale e cila nuk u del as për të ngrënë e jo më për të paguar faturat. Por, shqetësim më të madh për këtë nënë paraqet lagështia që ka kapluar shtëpinë pasi po dëmton shëndetin e fëmijëve.

”U mykën krejt mbas kauçëve. Krejt lagështi. Për këtë lagështi me më ndihmu pak, s’e di nga po bëhet. Edhe laminati është fry, a prej lagështisë a prej çfarë, nuk e di.”, u shpreh kryefamiljarja Lulzime Rushiti.

Shtëpia iu ndërtua 13 vjet më parë, nga bamirësi Halil Kastrati, në një tokë që i lëshuan banorët e fshatit. Fillimisht ata jetonin në Strimë akoma më larg por tani të paktën zbritën më pranë fshatit, por prap se prap shtëpia gjendet larg rrugëve normale, larg mjekut, dhe kjo bëhet problem kur fëmijët sëmuren apo për të voglin që duhet të shkojë përditë në shkollë.

“Kur kemi pare thirrim taksi, kur nuk kemi pare në këmbë duhet me i çu po dimrit taksi deri këtu nuk hip e duhet me shku neper borë e nëpër akull teposht me i çu edhe djalin duhet me e çu unë në shkollë se ka qen, edhe kur lëshohet duhet prapë me shku me e marr unë në këmbë po çfarë me bo, duhet me shku teposht-terma.”, tha Rushiti.

Lulzimja vuan nga unazat e shtyllës kurrizore dhe nuk mban dot as pesha të rënda, gjë që i pamundëson edhe nëse do të punojë diku. Ndërsa djali më i madh punë të përditshme nuk ka, vetëm në rast se e thërret dikush privat. Ajo thotë se e ka shumë të vështirë që të kalojë muajin vetëm me ndihma sociale.

“Doktorët më kanë thane se ti s’guxon një kille me e bajtun se nervi i këmbës mundet me të lëshu po prej zorit duhet me hec. Çka me bo, e vetme. Djali nga ndonjëherë punon te do djem me kartona me plastika, e morin ato por duhet me pagu korrentin, në duqane, për krejt. Hjade verës si thonë kalohet, po dimrit, ku o druni, kjo ajo, qysh s’ki. Po çka me bo prej zorit duhet.”, u shpreh Rushiti.

Ajo nga bamirësit kërkon vetëm pak ndihmë për të izoluar shtëpinë dhe bëjë ndërrimin e dyerve, me shpresën se kjo do të pengoj paraqitjen e lagështisë në shtëpi. Ne po i shtojmë kërkesës së saj modeste, edhe ndonjë vend pune për djalin më të madh, me një rrogë normale për të ndihmuar familjen e tij që të dalë nga kjo varfëri që i ka kapluar për momentin e pse jo, në një të ardhme të afërt, për të ndryshuar tërësisht jetën e tyre.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Persona të panjohur dëmtojnë pajisjet urbane në Kumanovë
Next Article Shkup/ Ka filluar marshi për viktimat në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?