By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasti “Gashi”, procedurë disiplinore ndaj 6 zyrtarëve policorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rasti “Gashi”, procedurë disiplinore ndaj 6 zyrtarëve policorë
Maqedoni

Rasti “Gashi”, procedurë disiplinore ndaj 6 zyrtarëve policorë

admin
Last updated: 11/09/2024 14:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

N.R., M.S., A.B., B.A., N.B. dhe B.S. Këto janë inicialet e emrave të gjashtë zyrtarëve policorë, për të cilët MPB propozon të ngritet procedurë për konstatimin e përgjegjësisë në lidhje me eskortën e Gashit, e cila ka udhëtuar për një dasmë në Kosovë. Sipas njoftimit të MPB-së, zyrtarët kanë lejuar që të kalojnë kufirin pa kontroll gjashtë vetura civile, krahas asaj zyrtare të Gashit.

“Është konstatuar se, pasi delegacioni, në të cilin si bartës paraqitet kryetari i Kuvendit, e ka kaluar kufirin e pikës kufitare Bllacë e Poshtme në korsinë numër 1. Pas saj, kanë kaluar gjashtë vetura civile, të cilat, në mesin e hapësirave të kalimeve kufitare i bashkëngjiten delegacionit, pa kryer kontroll të udhëtarëve dhe veturave, ndërkaq në një interval të caktuar kohor të gjitha korsitë për dalje nga shteti janë mbyllur”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB, njoftojnë se për të kaluar veturat, është kujdesur sigurimi i Gashit, i cili ka kryer veprime në kabinat kufitare.

“Është konstatuar se N.B. në vend që të kryejë sigurim fizik të kryetarit të Kuvendit, ka kryer veprime në pikën kufitare te kabinat për dalje dhe kabinat doganore, me të cilat ka mundësuar veturat civile t’i bashkëngjiten delegacionit, por edhe të jepet prioritet që një veturë civile ta kalojë kufirin shtetëror”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, me këto veprime, zyrtarët kanë kryer shkelje të rëndë të rendit të punës dhe disiplinës ose nuk i kanë kryer obligimet e përcaktuara me ligj, marrëveshjen kolektive, rregullat dhe dispozitat e MPB-së dhe marrëveshjes së punës. Për këtë, shkelje, Ligji për Punë të Brendshme dhe Marrëveshja Kolektive, parasheh disa masa disiplinore, për të cilat, duhet të vendoset në vazhdim, varësisht prej shkallës së përgjegjësisë dhe obligimet e punëtorit.

Dispozitat ndëshkuese sipas Ligjit dhe Marrëveshjes Kolektive të MPB

1. Paralajmërim me shkrim;
2. Dënim në para, i cili nuk mund të jetë më e madhe se 15% nga paga e fundit neto, në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh;
3. Caktimi në një vend pune në një nivel më të ulët se niveli i vendit të punës ku punonjësi ka punuar deri atëherë;
4. Anulim të kontratës për punësim.

Ndryshe për rastin e eskortës së Gashit ka reaguar disa herë opozitarja LSDM, e cila ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme. Kjo ishte dhe një ndër pikat për të cilat u kritikua edhe nga partitë tjera opozitare maqedonase gjatë interpelancës ndaj Afrim Gashit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Siguria e nxënësve në Gostivar, policia dhe komuna me aktivitet të përbashkët
Next Article Gruaja nga Serbija e mashtron tetovarin me 5000 euro duke i premtuar se do ti rregullojë problemet e tij familjare dhe martesore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?