By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni hetimor mban sot mbledhje – intervistohen pesë dëshmitarë para deputetëve, mes tyre kryetari i Pejës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni hetimor mban sot mbledhje – intervistohen pesë dëshmitarë para deputetëve, mes tyre kryetari i Pejës
Kosovë

Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni hetimor mban sot mbledhje – intervistohen pesë dëshmitarë para deputetëve, mes tyre kryetari i Pejës

admin
Last updated: 18/11/2026 09:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 18 nëntor, argument.mk/ – Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt pritet të intervistojë sot pesë dëshmitarë, përfshirë kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Mbledhja e Komisionit do të nisë në orën 08:30, ndërsa intervistimi i dëshmitarëve është paraparë të fillojë në orën 09:30.

Para Komisionit pritet të paraqiten Toska Gega, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë; Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS; Shpat Morina, zyrtar i kësaj qendre; Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë; si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Intervistimi i tyre zhvillohet në kuadër të hetimit parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Dëshmitë pritet të zhvillohen vetëm pak ditë pasi një inspektim në QPS-në e Pejës konstatoi shkelje të shumta në trajtimin e rastit të së ndjerës.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njoftoi tri ditë më parë se inspektimi kishte evidentuar mosrespektim të afatit gjyqësor, neglizhencë në përmbushjen e detyrave, mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mungesë të mbikëqyrjes profesionale.

Pas këtyre gjetjeve, Divizioni i Inspektimit i ka rekomanduar kryetarit të Komunës së Pejës ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj menaxheres së rastit, T. G., dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale, D. K.

Po ashtu, është kërkuar rritja urgjente e kapaciteteve të stafit profesional në Qendrën për Punë Sociale në Pejë.

Komisioni Hetimor Parlamentar kryesohet nga Burim Ramadani i AAK-së, ndërsa zëvendëskryesues është Adnan Rrustemi i LVV-së.

Pjesë e Komisionit janë edhe deputetët Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani nga LVV-ja; Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani nga PDK-ja; si dhe Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja. Komunitetet përfaqësohen nga Jovana Radosavljeviq dhe Emilija Rexhepi.

Komisioni synon të shqyrtojë përgjegjësinë institucionale dhe mangësitë e mundshme në mekanizmat për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

You Might Also Like

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

Fëllanza Podrimja emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Kurti: Mbi 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur

Sveçla: Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online përmes e-Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përsëri “I vetëm në shtëpi”: Macaulay Culkin ringjall Kevinin ikonik nga filmi “Home Alone” në një reklamë të re të McDonald’s
Next Article Neville zbulon gjashtë lojtarët që Pochettino duhet t’i largojë menjëherë nga Man Utd
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?