By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasti i dytë i lisë në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rasti i dytë i lisë në vend
Maqedoni

Rasti i dytë i lisë në vend

admin
Last updated: 05/09/2024 19:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shtator – Rasti i dytë i lisë është evidentuar në shtet. Bëhet fjalë për një banor 12 vjeçar i fshatit Konjare e Poshtme, Petrovec. Simptomat e para te pacienti kanë filluar më 30 gusht me skuqje të vogël, fillimisht në fytyrë, ndërsa më pas edhe në gjoks dhe shpinë, temperaturë të lartë, sekrecione nga hunda, konjuktivit, kollë dhe të vjella, njoftuan pasdite nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Më 2 shtator, fëmija është kontrolluar nga ana e mjekut amë dhe për shkak të dyshimeve për lijë, është udhëzuar në KU për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup, nga ku është është dërguar për hetime të mëtejshme në Repartin e Virologjisë në ISHP, ku merret urina, gjaku dhe strisho nga hunda dhe fyti për analiza si dhe reparti i rentgenit në përputhje me KU TOARKIQE për analiza rentgen të mushkrive. Me analizë serologjike dhe molekulare (PCR) është konstatuar sëmundja. Pacienti është në kujdes shtëpiak pasi refuzoi hospitalizimin”, sqaruan nga ISHP-ja

Fëmija ishte i pavaksinuar me vaksinën MPR. Siç thuhet nga ISHP-ja, jeton në një familje prej shtatë anëtarësh – dy prindër dhe pesë fëmijë. Për sa i përket statusit të vaksinimit të familjes, tre fëmijë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës MPR, dy fëmijë nuk janë vaksinuar. Prindërit janë vaksinuar siç duhet, sipas moshës së tyre.

Gjatë vitit, janë raportuar gjithsej dy raste laboratorike të lisë në vend. Rasti i parë, i regjistruar në qershor, ishte banor i një fshati të Strugës.

Vitin e kaluar është raportuar një rast i lisë. Nga viti 2014 deri në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 2.020 të sëmurë me këtë sëmundje. Epidemitë janë regjistruar në vitet 2014, 2017, 2018 dhe 2019. Epidemia e fundit e regjistruar e kësaj sëmundjeje është regjistruar në vitin 2018, ndërsa ka përfunduar në vitin 2019 me gjithsej 1.901 persona të regjistruar, në 24 qytete.

Vaksinimi kundër lisë kryhet vazhdimisht dhe i detyrueshëm me dy doza të vaksinës MRP. Doza e parë konsiderohet vaksinimi parësor dhe duhet të jepet në vitin e parë të jetës së fëmijës. Rivaksinimi bëhet në moshën gjashtë vjeçare. Mbulimi me dozën e parë vitin e kaluar në nivel vendi ishte 73,4 për qind, ndërsa në Shkup ishte 83,7 për qind. Mbulimi me rivaksinim në nivel vendi vitin e kaluar ishte 87,7 për qind, ndërsa në Shkup 85,9 për qind.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Procesi inkuadrues dhe Plani për rritje të BP ndër temat e bisedës së takimit të Murtezanit me Kopman
Next Article Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kërkon përgjegjësi për Sanja Llukarevskën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?