By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ratifikohet marrëveshja, Yzeiraj: Shqipëria, mbështetje integritetit territorial të Ukrainës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ratifikohet marrëveshja, Yzeiraj: Shqipëria, mbështetje integritetit territorial të Ukrainës
Shqipëri

Ratifikohet marrëveshja, Yzeiraj: Shqipëria, mbështetje integritetit territorial të Ukrainës

admin
Last updated: 03/06/2025 14:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria konfirmon pozicionimin në politikën e jashtme në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës, edhe përmes një marrëveshje të ratifikuar sot në komisionin për Politikën e Jashtme.

Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj prezantoi sot para anëtarëve të komisionit projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës”.

Yzeiraj bëri të ditur se kjo është një iniciativë e përbashkët e MEPJ-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes që vjen në vijim të mbështetjes dhe angazhimit të vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj Ukrainës.

“Shqipëria që në fillim ka qenë një nga kundërshtuesit dhe denoncuesit e agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë. Situata politike dhe ushtarake në Ukrainë vazhdon të jetë e komplikuar gjatë gjithë frontit. Megjithëse me ngadalësi dhe me humbje të madhe njerëzore dhe materiale, Rusia po avancon”, tha ai.

Yzeiraj theksoi se “ka një përpjekje dhe angazhim të vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar për t’i qëndruar pranë Ukrainës në këtë moment”.

“Shqipëria deri tani ka pasur një rol aktiv në këtë proces në marrëdhëniet bilaterale ku ne kemi pasur një sërë bashkëpunimesh të vazhdueshme me Ukrainën. Kemi firmosur edhe disa marrëveshje si në fushën ekonomike dhe atë të mbrojtjes, por kemi pasur një rol aktiv edhe në marrëdhëniet shumëpalëshe ku kemi mbështetur mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës si në BE, në NATO, por edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria pati një mandat dyvjeçar të suksesshëm”, tha ai.

Për sa i përket pjesës ligjore, Yzeiraj nënvizoi se “është një marrëveshje në përputhje me Kushtetutën si dhe me ligjin tonë për marrëveshjet ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare dhe nuk kërkon as ndryshime të mëtejshme në legjislacionin tonë të brendshëm”.

“Objektivat e marrëveshjes janë të ndara në 5 pika ku kryeson bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Këtu parashtrohen kushtet për të pasur një bashkëpunim të mëtejshëm qoftë për sa i përket fushës së industrisë ushtarake, qoftë edhe mbrojtjes në sulmet hibride, si ato kibernetike etj”, shtoi ai.

Zv.ministri Yzeiraj nënvizoi po ashtu se marrëveshja shkon edhe më tej se kaq pasi ka kolona për sa i përket bashkëpunimit politik dhe llogaridhënies së mëtejshme në konfliktin Rusi-Ukrainë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ka një kolonë për sa i përket ndihmës humanitare dhe zhvillimit ekonomik, si dhe reagime të mëtejshme ndaj përshkallëzimit të mëtejshëm rus. Kjo marrëveshje ndjek modelin e marrëveshjeve që kanë firmosur tashmë edhe vende partnere si Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Belgjika etj. Shqipëria me këtë marrëveshje riangazhohet për të mbështetur Ukrainën në këtë moment të vështirë”, shtoi Yzeiraj.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Qoku: Deputetët të votojnë ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, punonjësit të marrin pagat
Next Article SPAK operacion të përbashkët me Finlandën me 55 të arrestuar, sekuestrohen rreth 300 kg lëndë narkotike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?