By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Reagime pas dënimit të Bajroviqit, dëshmitarët: S’pamë drejtësi për Masakrën e Staradranit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Reagime pas dënimit të Bajroviqit, dëshmitarët: S’pamë drejtësi për Masakrën e Staradranit
Kosovë

​Reagime pas dënimit të Bajroviqit, dëshmitarët: S’pamë drejtësi për Masakrën e Staradranit

admin
Last updated: 03/07/2026 13:33
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Ekrem Bajroviq është dënuar me 12 vjet burg për krime lufte në Masakrën e Staradranit.

Për këtë vendim u shprehën të pakënaqur dëshmitarët e masakrës së Staradranit.

Dëshmitari kryesor, Naim Elshani, tha se vendimi është qesharak, e se ende nuk mund të fle nga plagët që i kullojnë gjak.

“Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Ky vendim është qesharak. 12 vite burgim t’i merrni një kriminel ku me sytë e mi e pashë në krim, tortura, i përjetova, ku ende sot plagët më kullojnë gjak. Domethënë, është tmerr. Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Po, besoni që mua këtë më kanë pushkatuar serbët dy herë. Sot jam duke u pushkatuar edhe nga, ndoshta edhe nga shqiptarët, nga gjykatat. Domethënë unë nuk kam sigurim, nuk kam mbrojtje, çdo ditë kërcënohem nga njerëzit që nuk ia duan të mirën Kosovës. Unë jeta ime ka qenë në rrezik disa herë. Kam kërkuar mbrojtje nga prokurori, domethënë nuk më ka afruar mbrojtje. Unë edhe me shpenzimet e mia, me qindra herë kam ardhur që 5 vite. Kam kërkuar për transport për dëshmitarë. Nuk vijnë dëshmitarët që janë maltretuar gjatë viteve ’90 deri në vitin 1999. Uh domethënë këtu nuk pajtohem unë me këtë vendim. 12 vite burgim është shumë pak. 12 vite burgim një kriminel lufte me i marrë, kjo është çmenduri. Nuk, nuk ka drejtësi, unë nuk shoh drejtësi. Nuk e di ku është drejtësia. Unë sa di, vuaj pasojat. Unë nuk e di që 27 vite që mundem me i bë 5 minuta gjumë për shkak të dhimbjeve që i kam. Nuk kam çfarë me shtuar unë. Unë ju përshëndes juve mediave, i përshëndes shqiptarët. Nuk kam çfarë me shtuar më shumë”, tha Elshani.

Kurse, dëshmitari tjetër, Ylber Lipa, po ashtu u shpreh se është i pakënaqur me vendimin ndaj Bajramoviqit.

“Pavarësisht zgjatjes, tejzgjatjes së procesit, së paku ne katër si dëshmitarë prej 32-ve që jemi sot, jemi të pakënaqur me vendimin, edhe pse e kemi parasysh se ligjet e asaj kohe me të cilat është dënuar, dënimi maksimal është 15 vite. Kjo tregon se është vërtetuar dënimi prej 12 viteve që është bërë në shkallën e dytë pas ankesës së avokatit të kriminelit Bajroviq. Megjithatë, ne duhet të pajtohemi dhe duhet ta krijojmë besimin në gjykatat tona. Aq sa ka paraparë ligji, aq sa ka paraparë gjykata, dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. E keqja e gjithë kësaj është mospërkrahja e dëshmitarëve nga shteti. Mosinteresimi i dëshmitarëve që të vijnë, pa marrë parasysh rrethanat me të cilat ne jemi përballur, jo vetëm me shpenzime, por me të gjitha pasojat. Në rastin konkret të Naimit si dëshmitar kryesor, ai përballet me probleme shëndetësore, me pasoja dhe trauma psikologjike, si dhe me të gjitha të tjerat. Shpresojmë që drejtësia, sado me vonesë, do të bjerë në vend. Shpresojmë që shteti ynë sa më shpejt të organizohet, të fuqizohet dhe të mos ndalet në hetimin dhe zbulimin e kriminelëve. Kaq”, tha ai.

Aktakuza e ngarkon Bajroviqin se si polic në Stacionin Policor në Gurrakoc – Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile.

Sipas Prokurorisë, Bajroviq ishte pjesë e forcave policore dhe ushtarake që vranë 15 civilë të nacionalitetit shqiptar në fshatin Staradran më 8 maj 1999.

Po ashtu me 7 maj 1999 në fshatin Staradran, ai ka marrë pjesë në arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë, ashtu që fillimisht meshkujt i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë, e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc, në një lokal ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore. /kp/

You Might Also Like

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

​12 kadetë diplomojnë si oficerë të FSK-së, Haxhiu e Kurti: Do të udhëhiqni ushtrinë e së ardhmes me përgjegjësi

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren

Fermerët e Istogut mbajnë sot protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “A po e ndihmojmë futbollin apo po e dëmtojmë?”, ish-ylli kritikon teknologjinë që kap ‘lidhëset e këpucëve dhe bishtalecin’ në pozicion jashtë loje
Next Article Mickoski: Porcedura ka përfunduar me sukses, këtë muaj fillojnë punimet në autostradën Shkup-Bllacë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?