By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagimi i babai të Edon Zhegrovës: Vendim i ngutshëm përjashtimi, s’ka qenë atë natë në diskotekë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Reagimi i babai të Edon Zhegrovës: Vendim i ngutshëm përjashtimi, s’ka qenë atë natë në diskotekë
Sport

Reagimi i babai të Edon Zhegrovës: Vendim i ngutshëm përjashtimi, s’ka qenë atë natë në diskotekë

admin
Last updated: 23/09/2024 09:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Përjashtimi i Edon Zhegrovës, Arijanet Muric dhe Florent Muslijës nga grumbullimi i fundit i Kosovës ka shkaktuar zhurmë të madhe.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) kishte njoftuar se tre futbollistët janë larguar nga grumbullimi për shkak se kishin thyer rregullat e ekipit kombëtar.

Zhegrova, Muric dhe Muslija ishte raportuar se kishin frekuentuar një lokal nate në Prishtinë.

Rreth kësaj çështje, për herë të parë ka folur babai i Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova, ekskluzivisht për emisionin “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini. Ai e ka mohuar se djali i tij ka dalë në diskotekë gjatë grumbullimit me kombëtaren.

Sipas tij, ka qenë dezinformatë e qëllimshme për linçim ndaj futbollistit të Lille dhe për t’ia njollosur imazhin.

Vendimin e përbashkët të FFK-së me përzgjedhësin e kombëtares, Franco Foda, për përjashtimin e futbollistëve, Lulzim Zhegrova e ka konsideruar të ngutshëm dhe të pamenduar mirë.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të babait të Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova, për emisionin “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini.

Njoftim për opinionin publik

Pas raportimit në disa portale se kinse Edoni me bashkëlojtarët e tij gjatë grumbullimit të fundit kanë dalë në diskotekë ju njoftoj se kjo është një dezinformatë e qëllimshme për ta linçuar Edonin dhe tentim për t’ia njollosur imazhin.

Dëshiroj të ju njoftoj se Edoni nuk ka qenë atë natë në diskotekë, unë dhe i gjithë rrethi i tij i ngushtë e dijmë se sa profesional është Edoni dhe se me sa dëshirë të madhe vjen të përfaqësojë Kosovën.

Shpresojmë që herave të tjera mos të merren vendime të ngutshme dhe të pamenduara mirë, të cilat shkaktojnë kaos dhe pasiguri në përfaqësuesen tonë.

Respekt për të gjithë sportdashësit dhe ata që përkrahin Kosovën në të gjitha aspektet.

Me respekt, Lulzim Zhegrova!

You Might Also Like

Joao Cancelo zbulon prapaskenat, sakrifikoi pagën për t’u rikthyer te Barcelona

Çfarë i ndodhi Mourinhos në sy? Trajneri i Real Madridit tregon incidentin

Rregulla të reja në Ligën Premier: Katër ndryshime për sezonin e ri, hiqet pauza për hidratim

Gjiganti turk përgatit ofertën për yllin e Atleticos, zbulohet formula për ta transferuar

Real Madridi dyshoi për Rodrin, heshtja e Mourinhos ndikoi në zgjedhjen e Barcelonës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pacolli takon dy policë shqiptarë në New York, njëri nga Deçani e tjetri nga Shkodra
Next Article Elon Musk do të çojë “këdo” në Mars – por jo nëse Kamala Harris bëhet presidente e SHBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?