By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagon djali i Jakup Krasniqit: Rezistenca nuk mund të kriminalizohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Reagon djali i Jakup Krasniqit: Rezistenca nuk mund të kriminalizohet
Kosovë

Reagon djali i Jakup Krasniqit: Rezistenca nuk mund të kriminalizohet

admin
Last updated: 09/02/2026 15:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Altin Krasniqi, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka reaguar fuqishëm pas kërkesës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara për 45 vjet burg për krerët e UÇK-së, duke e konsideruar këtë si një përpjekje për kriminalizimin e rezistencës shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Prokuroria do ta kishte më të lehtë dhe më të sinqertë të deklaronte hapur se shqiptarët duhet të rrinin duarkryq, të pranonin vrasjen, përdhunimin dhe trajtimin çnjerëzor, sesa të guxonin të luftonin për mbijetesë dhe dinjitet”, ka shkruar Krasniqi.

Ai shton se historia nuk shkruhet nga ata që u përkulën, por nga ata që refuzuan nënshtrimin.

“Një pjesë e vogël e popullit shqiptar zgjodhi rezistencën si akt të fundit mbijetese, jo si zgjedhje politike, por si domosdoshmëri njerëzore. Sot, vetë ekzistenca jonë është dëshmia më e fuqishme se ajo luftë ishte e drejtë, e pashmangshme dhe legjitime”, u shpreh ai.

Altin Krasniqi thekson se çdo përpjekje për të kriminalizuar rezistencën është akt politik dhe jo drejtësi, duke synuar rishkrimin e historisë dhe barazimin e agresorit me viktimën.

Reagimi i tij vjen ndërkohë që gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së vazhdon në Hagë dhe seanca për deklaratat përmbyllëse është planifikuar të zgjasë deri më 18 shkurt. 

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Franca nis stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë
Next Article Haxhiu reagon pas kërkesës për 45 vjet burg për krerët e UÇK-së: Ky është shtrembërim i historisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?