By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reforma, përfaqësim të drejtë dhe meritorkraci, VLEN me program konkret!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Reforma, përfaqësim të drejtë dhe meritorkraci, VLEN me program konkret!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Reforma, përfaqësim të drejtë dhe meritorkraci, VLEN me program konkret!

admin
Last updated: 03/05/2024 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 maj – Nëse në këto zgjedhje Maqedonia e Veriut është e ndarë në gjashtë njësi elektorale, VLEN në programin e tyre qeverisës një nga pikat tjera ka edhe reformën territoriale elektorale. Sipas tyre Maqedonia e Veriut duhet të ndahet në tetë njësi elektorale në përputhje me regjionet planore. Përfaqësimi i drejt dhe adekuat nuk vjen asesi as me fjalë e as me premtime boshe por përmes një ligji të hartuar në Kuvend, dhe pikërisht këtë e kanë pikë programore VLEN që nëse do të hynë në Qeveri do të hartojnë një ligj të tillë që garanton përfaqësim të drejt dhe adekuat. Një nga arsyet kryesore pse dëbohen të rinjtë nga vendi është se mungon meritokracia. Dhe, pikërisht kjo çështje ka gjetur hapësirë në programin e VLEN ku përmes meritokracisë do të bëhen punësime meritore pa dallime etnike e gjinore, shkruan Zhurnal.

Reforma territoriale elektorale –

Pika vazhduese e programit të VLEN ka të bëjë me një risi në njësitë zgjedhore në nivel republike. Nëse edhe këto zgjedhje e kapën vendin ngjashëm sikurse ato paraprake me VLEN në qeveri propozohet që të ketë reforma territoriale elektorale. Sipas tyre Maqedonia e Veriut duhet të ndahet në tetë njësi elektorale në përputhje me regjionet planore.

Ndarja aktuale në gjashtë njësi zgjedhore prodhon pabarazi në votë, duke shkaktuar vazhdimisht  nënpërfaqësim të shqiptarëve dhe nuk respekton as regjionet planore ekzistuese, as krahinat dhe kominitetet tradicionale ekzistuese.

Nga këtu vërehet se VLEN ka për qëllim jo vetëm qeverisjen por qeverisjen e sheh si mjet për realizim të një sërë reformash të cilat janë obligative dhe të nevojshme për qytetarët. Nëse maqedonasit nuk brengosen fare nga partnerët shqiptarë dhe mendojnë që me disa ministri nuk u dëgjohet zëri, gabojnë. Pasi programi i VLEN tregon që jo vetëm se do të jenë të zëshëm por edhe përmbajtësorë me plan konkret.

Ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat –

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të jenë më pak se 31% në secilin institucion sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë dhe metodologjisë aktuale në mekanizmin Balancer që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. E kjo vlen si në nivel të përgjithshëm në gjitha institucionet e vendit ngjashëm edhe në pozitat udhëheqëse.

Përmes këtij ligji VLEN do të mundohet të sjellë përfaqësim të drejt dhe adekuat edhe në ato institucionet ku sot përfaqësimi i shqiptarëve nuk është as simbolik janë të përjashtuar dhe të mënjanuar. Prandaj, vetëm përmes këtij ligji do të ketë hapësirë për sanksionimin e gjitha institucioneve që nuk respektojnë dot këtë parim.

E pastaj, përmes kësaj qasje qytetarët shqiptarë sidomos të rinjtë do të ndjehen mjaftueshëm të përfaqësuar dhe të pa diskriminuar. Kjo ndihmon edhe në ndaljen e të rinjve në vend, sepse do të krijohet frymë meritokracie dhe kthim të shpresës se edhe për shqiptarët ka drejtësi dhe barazi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Respektimi i meritokracisë –

Meritokracia është mjeti i vetëm që mundëson edhe parimet e lartëpërmendura, në sektorin privat meritorkacia është kriteri i pari dhe i fundit që shikohet në detaje. Por, kjo në fakt nuk ndodhë në sektorin publik prandaj edhe është krijuar bindja se në këtë vend nuk ka punësime meritore ka punësime që bëhen përmes telefonatave.

Sipas programit të VLEN në gjitha nivelet shqiptarët dhe qytetarët tjerë do të punësohen në bazë të meritave, mbi bazën e përgatitjes arsimore, profesionale dhe të përvojës së punës, e jo thjesht sipas librezave partiake. Kjo ndihmon edhe departizimin e institucioneve të vendit që ka kaluar gjitha limitet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kur vendit i kthehet drejtësia e barazia, meritokracioa e përfaqësimi i drejt nuk do mend që edhe një pjesë e të rinjve do të kthehen që kanë ikur pikërisht për këto arsye që i kanë munguar vendit. Përmes meritokracisë nxitet nevoja për punë dhe arsim cilësore, rritet konkurrenca dhe shtohet gara mes studentëve. Sepse, të gjithë janë të vetëdijshëm që ata që punojnë sot nesër do të shpërblehen me vende adekuate dhe meritore të punës.

Pra, vetëm me shtet të së drejtës dhe meritokraci mund të shihet progres dhe avancim edhe zhvillim. Në të kundërtën nëse vazhdohet me këtë ritëm zbrazja e vendit është e garantuar, dëshpërimi i qytetarëve është i sigurt. E për këtë qytetarët nuk qëndrojnë duarkryq por ia mësynë vendeve të Evropës aty ku ndjehen të përfaqësuar, të sigurt, dhe aty ku ka meritokraci. Agjencia e Lajmeve Zhurnal do të vazhdojë të analizojë veç e veç secilën pikë të programit qeverisës të VLEN. /Zhurnal.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shqiptohen 100 masa në Shkup, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer
Next Article Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?