By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reforma Zgjedhore/ PD depoziton propozimet në Kuvend: Lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe një zonë e vetme zgjedhore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Reforma Zgjedhore/ PD depoziton propozimet në Kuvend: Lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe një zonë e vetme zgjedhore
Shqipëri

Reforma Zgjedhore/ PD depoziton propozimet në Kuvend: Lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe një zonë e vetme zgjedhore

admin
Last updated: 28/11/2026 15:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Tre ditë përpara përfundimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend 39 amendamente në Kodin Zgjedhor dhe 20 në Kodin Penal, si dhe kërkesën për zgjatjen me 2-3 muaj të afatit të punës së komisionit.

Përpara përfundimit të mandatit më 30 nëntor, demokratët kanë depozituar në Kuvend 39 amendamente në Kodin Zgjedhor dhe 20 në Kodin Penal.

Kryefjala e propozimeve të demokratëve është ndryshimi i sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar, me lista 100% të hapura, ndërsa qytetarëve u jepet e drejta të votojnë deri në pesë kandidatë nga e njëjta parti politike.

PD propozon gjithashtu një prag elektoral kombëtar prej 3% për partitë politike dhe koalicionet, duke specifikuar në projektligj se përqindja mbetet objekt negociimi dhe dakordësimi mes palëve.

Opozita propozon rikthimin e koalicioneve me lista të veçanta, ndërsa këmbëngul që hapja e listave të përfshijë edhe përzgjedhjen e anëtarëve të këshillave bashkiakë.

Pjesa më e madhe e projektligjit të PD-së i kushtohet ndarjes së shtetit nga partia në pushtet. Demokratët kërkojnë krijimin e një periudhe të mbrojtur zgjedhore, gjatë së cilës kufizohet vendimmarrja e institucioneve publike që mund të krijojë avantazhe elektorale.

“Gjatë periudhës së mbrojtur zgjedhore ndalohet propozimi, miratimi, nxjerrja, shpallja si angazhim shtetëror, zbatimi ose ekzekutimi i masave që krijojnë, zgjerojnë, rrisin, përshpejtojnë ose materializojnë përfitime publike për qëllime përfitimi zgjedhor”, thuhet në propozimin e PD-së.

Në ndryshimet në Kodin Penal, demokratët propozojnë dënime deri në shtatë vite burg për organizimin e paligjshëm të patronazhimit politik-administrativ dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore në rrethana të rënduara, si dhe për organizimin e skemave të blerjes së votave.

Ndërkohë, në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, argumenton se zgjatja e mandatit është e nevojshme për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, finalizimin e projektligjeve dhe arritjen e dakordësisë politike mes palëve.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reformat, deklaratat e Kurtit në Tiranë: I zbatojmë me bindje, si akt patriotizmi demokratik
Next Article Marta Kos: Maqedonia e Veriut do të përfitojë 71 milionë euro nga Plani i Rritjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?