By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reforma zgjedhore, Peleshi i dërgon letër Komisionit të Venecias! Kërkon vizitë të raportuesve në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Reforma zgjedhore, Peleshi i dërgon letër Komisionit të Venecias! Kërkon vizitë të raportuesve në Shqipëri
Shqipëri

Reforma zgjedhore, Peleshi i dërgon letër Komisionit të Venecias! Kërkon vizitë të raportuesve në Shqipëri

admin
Last updated: 28/11/2026 13:08
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi i ka dërguar një letër Presidentes së Komisionit të Venecias, Marta Cartabia, ku informon mbi ecurinë e projektligjit “Për financimin e partive politike” dhe kërkon një vizitë të raportuesve të këtij komisioni në Tiranë.

Sipas letrës, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore e ka vendosur hartimin e këtij ligji, si dhe adresimin e rekomandimeve të pa përmbushura të OSBE/ODIHR-it, ndër prioritetet kryesore.

Peleshi bën me dije se janë zhvilluar dy raunde konsultimesh me partitë politike, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa ekspertët e komisionit kanë punuar për të përfshirë sugjerimet e Komisionit të Venecias, OSBE/ODIHR-it dhe aktorëve të tjerë në tekstin e projektligjit.

Kryetari i Kuvendit më tej shpreh kërkesën e tij për një vizitë të raportuesve në Tiranë. Siç thuhet në letër, vizita synon diskutimin e rekomandimeve të Opinionit të Përbashkët, shkëmbimin e pikëpamjeve mbi progresin e deritanishëm dhe sqarimin e mëtejshëm të tyre, me qëllim pasqyrimin e saktë në projektligjin e rishikuar.

Peleshi kërkon që vizita të zhvillohet sa më shpejt, mundësisht javën e ardhshme ose atë pasuese, në varësi të disponueshmërisë së tyre.

Letra e plotë:

Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në cilësinë time si Kryetar i Kuvendit, dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar të Komisionit të Venecias në forcimin e institucioneve demokratike, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe përmirësimin e legjislacionit zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim të shkresës sonë nr. 1842 Prot., datë 27 prill 2026, përmes së cilës projektligji “Për financimin e partive politike” iu paraqit Komisionit të Venecias për opinion, si dhe të komunikimeve institucionale të mëvonshme, dëshiroj t’ju informoj për progresin e bërë në procesin e hartimit dhe shqyrtimit të këtij projektligji.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ngritur me Vendimin nr. 74, datë 27 tetor 2025, të Kuvendit, ka përcaktuar si përparësi të parë hartimin e ligjit “Për financimin e partive politike”, si dhe adresimin e rekomandimeve të papërmbushura të OSBE/ODIHR-it. Në këtë kuadër, janë zhvilluar dy raunde konsultimesh me partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, me synimin për të garantuar një proces gjithëpërfshirës, të mbështetur në standardet ndërkombëtare.

Pas përfundimit të konsultimeve, ekspertët e Komisionit kanë shqyrtuar dhe përfshirë në tekstin e projektligjit rekomandimet dhe sugjerimet e paraqitura nga Komisioni i Venecias, OSBE/ODIHR-i dhe organizatat e shoqërisë civile. Si pjesë e punës në vijim për të përfshirë të gjitha rekomandimet e përcaktuara në Opinionin e Përbashkët të Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetin e së Drejtës të Këshillit të Evropës mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”, të miratuar në qershor, dëshirojmë të kërkojmë një vizitë në Shqipëri të raportuesve të Komisionit të Venecias në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite do të ishte diskutimi i rekomandimeve të përfshira në Opinionin e Përbashkët, shkëmbimi i pikëpamjeve mbi progresin e arritur deri më tani dhe krijimi i mundësisë për sqarimin dhe shqyrtimin e mëtejshëm të rekomandimeve në kuadër të punës që po vijon, me synimin për të siguruar që ato të pasqyrohen siç duhet në projektligjin e rishikuar.

Do ta vlerësonim shumë mundësinë e organizimit të kësaj vizite në Shqipëri sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësisht javën e ardhshme ose, si alternativë, gjatë javës pasuese, në varësi të disponueshmërisë suaj.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme, jam i bindur se ky kontribut do të ndihmojë që puna e Komisionit të përfundojë me sukses dhe të përmirësohet më tej legjislacioni zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama ndan pamje nga stacioni hekurudhor i Vorës: Hekurudha Durrës-Tiranë po i afrohet vijës së finishit
Next Article Samiti në Kinë, sekuestrohen telefonat e gazetarëve që po udhëtojnë me Trumpin në Air Force One

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?