By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori, lajm në mediat botërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori, lajm në mediat botërore
Maqedoni

Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori, lajm në mediat botërore

admin
Last updated: 04/03/2025 18:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar sërish të dëshmojë në Zyrën e Prokurorit Special, i ftuar si dëshmitar për një rast të dyshuar korrupsioni me rezervat shtetërore.

Ky veprim i tij, jo vetëm që ka bërë bujë në vend, por është trajtuar edhe në mediat ndërkombëtare.

Është agjencia e lajmeve Associated Press ajo që ka raportuar për këtë refuzim, duke e sqaruar në pika të shkurta rastin.

“Kurti, i cili fillimisht u ftua në dhjetor dhe refuzoi, ka kërkuar që dëshminë ta japë në zyrën e tij. Ai nuk është i akuzuar në këtë rast, por zyrtarë tjerë po. Pak detaje janë bërë publike”, ka raportuar AP.

Agjencia më tej e citon Kurtin të ketë thënë se kërkesën e prokurorisë e konsideron si të motivuar politikisht.

“Po e përdorë dhe keqpërdorë lirinë e saj për të luftuar qeverinë, jo krimin e korrupsionin. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëshmoj”, u ka thënë Kurti gazetarëve, sipas AP.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe kryeprokurori e kanë mbështetur kërkesën për ta ftuar Kurtin dhe kanë hedhur poshtë pretendimet e tij se po mbajnë anë politike, duke shtuar se fjalët e tij “dëmtojnë rëndë funksionimin e institucioneve demokratike”.

Veç AP-së, për këtë rast kanë raportuar edhe shumë media tjera, si: “The Washington Post”, “The Independent”, “The Hamilton Spectator”, “Times Union”, “Yahoo News”, e shumë të tjera.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrieska-Koçoska: Transha e parë për kompanitë e huaja hungareze do të paguhet pasnesër
Next Article Në gjendje stabile fëmija i helmuar me tableta, vazhdon observimi i tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?