By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Refuzuan të paguanin vullnetarisht për karriget që dogjën, Kuvendi iu mban paratë nga rroga Bardhit, Nokës, Nallbatit dhe Hotit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Refuzuan të paguanin vullnetarisht për karriget që dogjën, Kuvendi iu mban paratë nga rroga Bardhit, Nokës, Nallbatit dhe Hotit
Shqipëri

Refuzuan të paguanin vullnetarisht për karriget që dogjën, Kuvendi iu mban paratë nga rroga Bardhit, Nokës, Nallbatit dhe Hotit

admin
Last updated: 07/01/2025 17:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë iu ka mbajtur një pjesë të pagës së tyre deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti.

Këta deputetë më datë 30 shtator 2024 shkaktuan akte dhune në parlament, duke dëmtuar karrige, pajisje dhe sisteme të ndryshme elektronike.

Katër deputetët kanë refuzuar që të paguajnë vullnetarisht dëmin e shkaktuar. Duke qenë se ata vetë kanë refuzuar të kryejnë pagesë, shuma iu është mbajtur nga paga e muajve nëntor e dhjetor 2024. Sipas faturës, dëmi i shkaktuar shkon në shumën 764 mijë lekë të reja.

Kështu, respektivisht Bardhit i janë mbajtur 209 mijë lekë, Flamur Nokës e Nallbatit 187 mijë lekë dhe Elda Hotit 180 mijë. Në dokument madje thuhet se Bardhi ka dëmtuar stemën e parlamentit, karriget e ka djegur tapetin, ndërsa të tjerët kanë djegur karriget dhe tapetin. Dokumenti u firmos nga Sekretari i parlamentit, Genci Gjonçaj.

Kujtojmë se deputetët e PD-së dogjën karriget e parlamentit më datë 30 shtator të vitit të kaluar, në shenjë proteste pasi Gjykata e Apelit dënoi kolegun e tyre Ervin Salianjin me një vit heqje lirie.

Pas këtij veprimi, më datë 1 tetor 2024, Kuvendi me anë të një njoftimi tha se ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të vlerësimit, deputetët e përfshirë në akte dhune do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit financiar.

“Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë”, thuhej në njoftimin e parlamentit më datë 1 tetor të vitit të shkuar.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kush do ta zëvendësojë Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi? Ja dy kandidatët
Next Article Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita 3 fakte penale për Ramën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?