Shkup, 28 mars – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se mëngjesin e sotëm nga ora 5:00 deri në ora 7:00 në rrugën magjistrale VK Bllacë – Shkup, rreth katër kilometra nga rrethrrotullimi i dytë në drejtim të Shkupit do të tërhiqet një kamion i cili më herët kishte dalë nga rruga.
MPB do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimit, gjatë të cilit qarkullimi do të rikahëzohet vetëm për automjete të pasagjerëve.
Apelohet deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga punonjësit e policisë.
