By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Regjistrimi i popullsisë, sot nis fushata për sensibilizimin e qytetarëve – ekonomitë familjare do të intervistohen përmes regjistruesve nga 5 prilli deri më 17 maj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Regjistrimi i popullsisë, sot nis fushata për sensibilizimin e qytetarëve – ekonomitë familjare do të intervistohen përmes regjistruesve nga 5 prilli deri më 17 maj
Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, sot nis fushata për sensibilizimin e qytetarëve – ekonomitë familjare do të intervistohen përmes regjistruesve nga 5 prilli deri më 17 maj

admin
Last updated: 08/03/2024 08:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot nis fushatën për Komunikim dhe Sensibilizim për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) në Kosovë.

Fushata për Komunikim dhe Sensibilizim që fillon më 8 mars 2024 ka për qëllim gjithë-përfshirjen e Procesit të Regjistrimit të Popullsisë që fillon më 5 prill deri më 17 maj të këtij viti, ndërkaq lidhur me këtë ASK sot mban një konferencë për media.

“Regjistrimi i Popullsisë është një proces tejet voluminoz dhe kompleks që kërkon mbështetjen dhe përfshirjen e të gjithëve. Kjo konferencë mbledhë të gjithat palët e përfshira, si dhe palët e interesit që mund të kontribuojnë në këtë proces për ta lehtësuar punën në terren të Regjistrimit të Popullsisë”, thuhet më tej.

Ditë më parë Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se janë gati për të filluar në prill regjistrimin e popullsisë.

Ai ka bërë të ditur se këtë herë do të regjistrohet edhe diaspora.

“…Po, jemi gati për regjistrimin e  popullsisë. Po jo vetëm ne si statistika, sepse projekti përfshin edhe komunat, komisionin qendror, statistikat dhe qeverinë… të gjitha strukturat bartëse të projektit të regjistrimit jemi në linjë dhe besoj se nuk ka sfida para se të dalim në terren”, ishte shprehur ai.

Kastrati bëri të ditur se janë në fazën finale të përgatitjeve dhe nga 5 prilli deri më 17 maj do të jenë në terren, ku të gjitha ekonomitë familjare do të intervistohen përmes regjistruesve.

“…Për shkak të zhvillimit që ka ndodhur në Kosovë do të regjistrojë edhe popullsinë e cila është në kufi të Kosovës, përfshirë edhe veriun, popullsia rezidente, ajo që jeton aktualisht në Kosovë.

Ndërkaq, për shkak të ndryshimeve që ka pas në lëvizjet e popullsisë jashtë Kosovës ne kemi menduar me regjistru edhe diasporën”, kishte thënë ai, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas tij, regjistrimi i diasporës do të realizohet përmes të afërmve që i kanë në Kosovë si dhe do të jetë edhe një sistem online, ku do të regjistrohen vet qytetarët që janë jashtë shtetit.

“Sistemi online ia mundëson secilit që ndihet si diasporë që të regjistrohet… do të jetë një aplikacion online”, tha ai, gjersa shtoi se një mundësi të tillë për diasporën nuk e kanë shumë shtete në rajon.

“Lokacioni ka qenë më shumë rurale, besohet se tash do të jetë më shumë urbane….sepse ka dyndje edhe brenda Kosovës…”, tha ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas tij, në disa vende është rritur popullsia si në Fushë Kosova e Prishtinë, ndërkaq në disa vende tjera ka pasur rënie.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zbulim i rrallë në Francë – gjenden eshtrat gati të paprekura të një dinozauri
Next Article Zendaya shkëlqen me një korse argjendi, teksa kryeson yjet në “Essence Black Women”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?