By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Regragui zbulon detajet e përpjekjeve për të bindur Yamalin të përfaqësojë Marokun
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Regragui zbulon detajet e përpjekjeve për të bindur Yamalin të përfaqësojë Marokun
Sport

Regragui zbulon detajet e përpjekjeve për të bindur Yamalin të përfaqësojë Marokun

admin
Last updated: 31/08/2026 14:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Walid Regragui ka zbuluar detaje të reja nga përpjekjet e Federatës së Futbollit të Marokut për të bindur yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, që të zgjidhte përfaqësimin e Marokut në vend të Spanjës.

Ish-trajneri i kombëtares marokene ka treguar se çështja e Yamal ishte një nga prioritetet e para me të cilat u mor pas marrjes së drejtimit të ekipit kombëtar, në bashkëpunim me presidentin e federatës. Në atë kohë, talenti i Barcelonës ishte vetëm 14 vjeç.

“E ftuam babanë dhe gjyshin e Lamine Yamal në Marok dhe biseduam me ta. Kishim dy vite që punonim për këtë çështje dhe gjithçka po shkonte mirë, deri në momentin kur erdhi koha për të marrë vendimin përfundimtar”, ka rrëfyer Regragui.

Ai tregoi se më pas delegacioni maroken shkoi edhe në Barcelonë për të zhvilluar një takim personal me lojtarin.

“Shkuam te Barcelona për ta takuar Yamal pas një prej ndeshjeve të tij. Në takim ishin edhe kushëriri dhe avokati i tij. I prezantuam projektin e kombëtares së Marokut, i cili përfshinte bashkimin direkt me ekipin senior, zhvillimin e tij me ‘Luanët e Atlasit’ dhe mundësinë për të luftuar për trofe”, u shpreh ai.

Megjithatë, vetëm dy ditë më vonë, Regragui mori lajmin se Yamal kishte vendosur të përfaqësonte Spanjën.

“Dy ditë më vonë, avokati i tij më telefonoi dhe më tha se Lamine kishte zgjedhur Spanjën. Por unë doja ta dëgjoja vendimin drejtpërdrejt nga ai. Lamine më telefonoi dhe më tha: ‘Trajner, e kam marrë vendimin tim. Do të luaj për Spanjën’”, tregoi Regragui.

Pavarësisht vendimit të Yamal, trajneri maroken theksoi se ai nuk e sheh këtë si një arsye për të shkëputur lidhjen e lojtarit me prejardhjen e tij.

“Unë i thashë se, pavarësisht se çfarë ndodh, ai do të mbetet maroken. Nuk mund ta fajësojmë një lojtar për një vendim që lidhet me vendin ku ka lindur dhe është rritur”, përfundoi Regragui.

Yamal, i cili ka prejardhje marokene nga babai, zgjodhi Spanjën dhe tashmë është një nga figurat kryesore të kombëtares.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Motër e vogël, kjo këngë është për ty”, Cruz Beckham emocionon Harperin në Festivalin e Reading
Next Article Marrëveshja me LVV-në dhe kandidatura e Sejdiut për president – a ka pakënaqësi në LDK?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?