By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rëndohen shpenzimet mujore të qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Rëndohen shpenzimet mujore të qytetarëve
Ekonomi

Rëndohen shpenzimet mujore të qytetarëve

admin
Last updated: 26/04/2024 21:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Përderisa fushata parazgjedhore ka marrë vëmendjen e qytetarëve, syçelë janë bizneset private të cilët nuk hezitojnë të shfrytëzojnë rastin për rritje të çmimeve. Në këtë periudhë është vërejtur një rritje e lehtë e disa artikujve ushqimorë duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e kostos mujore të familjeve. Në muajin prill shporta e konsumit minimal ka arritur në 60.212 denarë, thonë nga Lidhja Sindikatave. Nëse kësaj i shtohen edhe kostot e qirasë së një apartamenti 60m2, shporta sindikale kalon 1200 euro shpenzime.

“Në krahasim me muajin e kaluar, një familjeje prej 4 anëtarë tani i nevojiten edhe 1.214 denarë shtesë për të mbuluar shpenzimet elementare. Sipas përllogaritjeve, më së shumti para në muaj, shpenzohen për ushqim dhe pije ose mbi 22.000 denarë”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6.014 denarë ose 10%, për rroba dhe këpucë 4.866 denarë, 8,1%, për higjienë personale dhe mirëmbajtje të shtëpisë 1.827 denarë ose 3%, për shëndet 1.059 denarë ose 1.8%, për transport 5.068 denarë, 8,4%. Një familje prej katër anëtarësh në prill të këtij viti i nevojiten 3.004 denarë për transport, 5% nga shuma e shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 4.378 denarë ose 7.3%, për arsim 6.955 denarë ose 11.6%, për restorante dhe hotele 3.890. denarë ose 6,5%, ndërsa për mallra dhe shërbime tjera 950 denarë, përkatësisht 1,6%. Lupço Rodovski nga Lidhja e Sindikatave tha se pavarësisht rrethanave politike aktuale, qytetarët nuk duhet të paguajnë më shtrenjtë për produktet dhe shërbimet e njëjta që marrin.

“Një pagë mesatare dhe një pagë minimale mezi e mbulojnë shportën minimale të konsumit mujor që një familje të mbijetoj. E kanë patjetër të ndalin veten nga nevojat sociale-kulturore, të mos shkojnë në teatër as në kinema, madje as në pushime nuk mund të shkojnë, e mos të flasim më për të dal në një darkë familjare nëpër restorante”, u shpreh Lupço Radovski, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Në bazë të analizave të LSM-së, familjet blejnë vetëm ushqimet bazë. Kur blejnë rroba, gjithmonë u japin përparësi produkteve që kanë zbritje. Të gjithë anëtarët e familjes përdorin shërbimet shëndetësore më të nevojshme. Ata nuk kanë mundësi të hanë në restorante, vetëm dy herë në muaj mund të blejnë ushqim nga një “fast food” dhe jashtë sezonit shkojnë me pushime në kamp shtëpiza në Dojran 7 ditë. 

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rafis Haliti demanton lajmin për parcelën e blerë 1.2 milionë euro në Tetovë, por Zhurnali posedon dokumente !
Next Article Fillojnë hetimet ndaj ish presidentit malazez, Gjukanoviq

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?