Kemi dëgjuar edhe më parë për Techpro Records që është një etikëtë diskografike me qendër në Romë që po bën bujë si në nivel kombëtar në Itali , dhe po ashtu edhe ndërkombëtarisht e mbi të gjitha ata që e drejtojnë janë shqiptarë.
Ata së fundmi kanë bashkëpunuar me reperin e njohur Stresi, duke punuar në disa këngë nga albumi i tij. Një njohje 3-vjeçare në Romë e cila mundësoi bashkëpunime të jashtëzakonshme, si marrjen pjesë në prodhimin e këngës “Mos u Dorëzo 2”, e cila ka arritur gati 2 milionë shikime!

Ndërsa më 1 qershor dalin 7 këngët e para të albumit ARCHIMED ku TECHPRO RECORDS , ka realizuar 3 nga 7 këngët e para të këtij episodi.
Si kënga “Tolleranza 0”, “Loca” me Il Ghost, reperin e njohur nga Kosova, i cili po dominon skenën italiane dhe “MAGAZINE” me Gerin, reperin e talentuar shqiptar. Kujtojmë që pjesa tjetër e albumit do të publikohet në fund të qershorit.


