By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Revolucion në mjekësi: Përfundon me sukses operacioni i parë në botë në tru me ndihmën e IA-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Revolucion në mjekësi: Përfundon me sukses operacioni i parë në botë në tru me ndihmën e IA-së
Bota

Revolucion në mjekësi: Përfundon me sukses operacioni i parë në botë në tru me ndihmën e IA-së

admin
Last updated: 27/08/2026 13:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Londër, 27 gusht, argument.mk/ – Një pacient në Britani të Madhe është bërë personi i parë në botë, që i është nënshtruar një operacioni në tru me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA) në kohë reale. Mjekët arritën t’i heqin tumorin me sukses, sipas BBC.

Rhys Hibbert, 48 vjeç, babai i dy fëmijëve nga Bedfordshire, kishte një tumor jo kanceroz në gjëndrën e hipofizës, një organ i vogël në bazën e trurit, që prodhon hormone të rëndësishme për trupin.

Tumori ishte rreth 11 milimetra dhe ndodhej shumë pranë enëve kryesore të gjakut, që furnizojnë trurin dhe nervave që kontrollojnë shikimin.

Ndërsa tumori rritej, ai filloi t’i shtypte nervat e shikimit dhe t’i ngushtonte fushën pamore. Mjekët paralajmëruan se pa ndërhyrje, ai mund të humbiste shikimin.

Si ndihmoi inteligjenca artificiale?

Gjatë operacionit, mjekët përdorën një kamer të hollë që futet përmes hundës deri në bazën e trurit.

Tumori ishte i fshehur pas shtresave të kockës dhe indeve, ndërsa enët e gjakut dhe nervat e rëndësishëm nuk dukeshin gjithmonë qartë. Në këtë moment hyri në përdorim IA-ja.

Sistemi analizonte pamjet e operacionit në kohë reale dhe i ndihmonte kirurgët të dallonin se ku mund të ndodheshin enët e gjakut dhe nervat e rëndësishëm.

Ai shënonte në ekran zonat ku kirurgët duhej të ishin më të kujdesshëm dhe tregonte pjesët ku ishte më e sigurt të hiqej tumori.

Në njëfarë mënyre, studiuesit e përshkruajnë atë si një “palë të dytë sysh” për kirurgun.

IA-ja ishte trajnuar duke përdorur qindra video të operacioneve të mëparshme për heqjen e tumoreve të hipofizës.

Sistemi mësoi të dallonte strukturat e rëndësishme anatomike, si enët e gjakut dhe nervat.

Megjithatë, IA-ja nuk e drejtoi operacionin. Kontrollin e plotë e kishin kirurgët, të cilët vendosnin vetë nëse do të ndiqnin apo jo sugjerimet e sistemit.

Çfarë rezultati pati?

Operacioni ishte i suksesshëm dhe tumori u hoq. Pas ndërhyrjes, Hibbert tha se shikimi i tij ishte përmirësuar ndjeshëm dhe se kishte rifituar energjinë që i kishte munguar prej kohësh.

“Më ka kthyer jetën”, tha ai.

Studiuesit duan tani ta testojnë teknologjinë në një numër më të madh pacientësh, për të parë nëse mund të përdoret në mënyrë të sigurt edhe në operacione të tjera.

Synimi afatgjatë është krijimi i një sistemi të ngjashëm me një “ChatGPT për kirurgët” – një teknologji që mund t’u japë mjekëve këshilla në kohë reale gjatë operacionit, ndërsa vendimin përfundimtar e merr gjithmonë kirurgu.

You Might Also Like

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit

Takimi për kufirin Kinë-Indi, arrihet konsensus prej tetë pikash

Vdes në burgun e Hagës ish-komandanti serbo-boshnjak Ratko Mladiç

Gjashtë vende të BE-së kërkojnë shkurtim të buxhetit afatgjatë të bllokut

Rritja e kostove mbyll çdo ditë 25 restorante në Francë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kanadaja heq prodhimet amerikane të detit nga lista e kundërtarifave
Next Article Lufta me Iranin ndryshon kurs, Ngushtica e Hormuzit kthehet në prioritet për Trump
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?