By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rikthehen gjuetarët në Shqipëri, gati projektligji i ri, do të lejohet vetëm në zona të caktuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rikthehen gjuetarët në Shqipëri, gati projektligji i ri, do të lejohet vetëm në zona të caktuara
Shqipëri

Rikthehen gjuetarët në Shqipëri, gati projektligji i ri, do të lejohet vetëm në zona të caktuara

admin
Last updated: 17/12/2024 14:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pas përfundimit të moratoriumit në gusht të vitit 2025, në Shqipëri do të lejohet gjuetia. Ministria e Turizmit dhe mjedisit ka përgatitur një projektligj për të rregulluar këtë aktivitet dhe për ta lejuar atë vetëm në zona të caktuara.

Pas një dekade ndalim, në Shqipëri do të lejohet gjuetia. Në vend të zgjatjes së moratoriumit që skadon gushtin e vitit të ardhshëm, propozohet lejimi i aktivitetit në zona të caktuara. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për gjuetinë”.

“Zonat e gjuetisë mund t’i jepen subjekteve private me anë të një procedure konkurrimi dhe për një afat jo më pak se 10 vjet, kjo për arsyen se sipas ekspertëve të fushës së gjuetisë, duhen të paktën 5 vjet për të përgatitur gjahun. Subjekti fizik ose juridik do të jetë njëkohësisht dhe menaxhuesi i zonës”, deklaroi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Gjuetarë do të jenë si fillim vetëm shtetasit shqiptarë, ata që kanë mbushur moshën 25 vjeç, që kanë armë me leje dhe që janë të pajisur me leje gjuetie. Sipas relacionit të projketligjit, statusi i zonës së gjuetisë do të hiqet për arsye të sigurisë kombëtare, nevoja të zhvillimit rural, kur ka keqpërdorim dhe kur nuk zbatohet kontrata me qiramarrësin.

“Në fakt projektligji i ri nuk ndryshon shumë nga nismat e mëhershme të moratoriumit. Në relacion thuhet gjithashtu se nisma ligjore do i shërbejë shtimit të popullatës së shpendëve dhe kafshëve. Problemi i madh është që ne sot nuk kemi asnjë të dhënë se sa ndikoi te përmirësimi i jetës së egër moratoriumi i shtyrë disa herë”, u shpreh Joni Vorpsi, Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri.

Baza e re ligjore parashikon se në rastet kur në zona të ndaluar gjuhen kafshë që nuk janë pjesë e listës apo kur mungon leja e gjuetisë gjobat janë të majme dhe variojnë nga 500 mijë lekë në 1 milion e 300 mijë lekë. Po sa ndikuan këto masa edhe gjatë periudhës së moratoriumit për të frenuar gjuetinë e paligjshme?

“Thuajse fare. Gjuetia e paligjshme vijoi edhe me mënyra të brakonazhit. U përdorën imituesit për shpendët. Pati edhe gjuetarë nga jashtë që e thyen moratoriumin”, tha Vorpsi.

Në vitin 2017, Federata Kombëtare e Gjuetisë propozoi që gjuetia të kthehej në një sport të licencuar kundrejt pagesës, që mund të sillte deri në 12 milionë euro të ardhura në vit për buxhetin.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prodhimi inteligjent udhëheq drejtimin e ri të industrisë së automjeteve me energji të reja
Next Article Carragher mendon se nuk ka skuadër që mund ta transferojë Rashfordin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?