By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Rinumërimi s’po sjell diçka të re”/ Ilirjan Agolli: PS ka fituar zgjedhjet, PD humbi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Rinumërimi s’po sjell diçka të re”/ Ilirjan Agolli: PS ka fituar zgjedhjet, PD humbi
Shqipëri

“Rinumërimi s’po sjell diçka të re”/ Ilirjan Agolli: PS ka fituar zgjedhjet, PD humbi

Lina Muslija
Last updated: 23/06/2025 22:19
By Lina Muslija 2 Min Read
Share
SHARE

Rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit nuk sjell ndryshime të rëndësishme.

Kështu u shpreh gazetari Ilirjan Agolli,në një intervistë në studion e Neës 24.

Sipas Agollit të dyja partitë kanë hyrë në zgjedhje dhe thuajse e kanë ditur se çfarë do të ndodhte më pas. Ai theksoi se është momenti që si fituesit, ashtu edhe humbësit e zgjedhjeve, të reflektojnë.

Ilirjan Agolli, gazetar: Rinumërimi i votave nuk po sjell diçka të re. Gabimet kanë dalë të vogla, njerëzore. PS ka fituar zgjedhjet, PD ka humbur zgjedhjet, ky është realiteti. Të dyja partitë kryesore duhet të dinë të menaxhojnë fitoren dhe humbjen përkatësisht. Rinumërimi u bë si një hetim i SPAK dhe doli që numëruesit kanë numëruar saktë e se kanë bërë gabime të vogla, që janë njerëzore.

Çdo palë duhet të kuptojë se çfarë ndodhi në zgjedhjet e 11 majit. Të dyja palët e dinin paraprakisht se çfarë do të ndodhte, sepse hynë në zgjedhjet pa bërë Shqipërinë një zonë zgjedhore, pa pasur kod zgjedhor tjetër. Të dy partitë politike janë bashkëfajtore për procesin zgjedhor. PD ka humbur zgjedhjet dhe po gjen justifikime. Militantët duhet të largohen nga procesi i numërimit të votave. Çdo shkelje që sot denoncon PD, duhet që ta kishte parandaluar para se të ndodhte.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lladrovci pret që Kryetari Krasniqi dhe PDK ta zyrtarizojnë kandidaturën e tij në Drenas
Next Article Durmishi: Një vit në shërbim të qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?