By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United
Sport

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

admin
Last updated: 20/05/2024 13:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rio Ferdinand ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij, Jonny Evans, nuk duhet të jetë pjesë e klubit duke kritikuar strategjinë e rekrutimit të lojtarëve të rinj nga ana e ‘Djajve të Kuq’.

Sezonit të mjerueshëm 2023/2024 në Ligën Premier për Unitedin i erdhi fundi të dielën me një fitore ndaj Brightonit, duke përfunduar në pozitën e tetë me 31 pikë mbrapa kampionit Manchester City.

Unitedi do të takohet me rivalët e qytetit në finale të FA Cup të shtunën, aty ku Erik Ten Hag do të luftojë për të shpëtuar punën e tij, para asaj që pritet të jetë një verë e ndryshimeve të mëdha në ‘Old Trafford’.

Evans ishte rikthyer tek Unitedi verën e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare, duke shërbyer si opsioni i pestë në mbrojtjen e tyre. Një krizë lëndimesh në fazën defanzive, bëri që Evans të merrte minuta më shume se sa që pritej fillimisht, duke luajtur kështu në 29 ndeshje ku në 18 prej tyre ia nisi nga minuta e parë.

“Jonny Evans, me të vërtetë, nuk dua të tregoj mungesë respekti, e dua atë, por ai nuk duhet të jetë aty”.

“Me të vërtetë, nëse dëshironi që Man United të ec përpara si klub ai nuk duhet të jetë aty. Por ai ka ardhur dhe është ndoshta mbrojtësi më i mirë i tyre këtë sezon. Dhe tani keni Casemiron duke luajtur aty, duke mbuluar hapësirat, duhet ta respektojmë që po e bën këtë”, ka thënë Ferdinand.

Anthony Martial dhe Raphael Varane do të largohen nga klubi pasi arritën marrëveshje për të ndërprerë kontratat e tyre këtë verë, por Ferdinand ka frikën që klubi do të ketë vështirësi që të shesë lojtarët e tjerë pranë përfundimit të kontratës.

Victor Lindelof, Aaron Ëan-Bissaka dhe Christian Eriksen do të futen në vitin e fundit të kontratave këtë verë, së bashku me Harry Maguire dhe Scott McTominay, ani pse Unitedi e ka mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër me dy të fundit.

You Might Also Like

Struga pëson humbjen e parë, Brera triumfon bindshëm

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Next Article Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?