By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Rizvanolli: Ankandi i energjisë së erës shton 100 MW në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > ​Rizvanolli: Ankandi i energjisë së erës shton 100 MW në Kosovë
EkonomiKosovë

​Rizvanolli: Ankandi i energjisë së erës shton 100 MW në Kosovë

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 13:02
By Redaksia 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Ankandi për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë së erës pritet të shënojë një hap të rëndësishëm në diversifikimin e burimeve energjetike të Kosovës dhe rritjen e investimeve në energjinë e pastër.

Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë organizoi konferencën zyrtare para-dorëzimit të ofertave për tenderin e energjisë së erës në Kosovë (Kosovo Wind Tender – Pre-Bid Conference), përmes së cilës vendi synon të shtojë deri në 100 megavat kapacitete të reja gjeneruese nga era, raporton KosovaPress.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë është i domosdoshëm për përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian dhe për forcimin e prodhimit vendor të energjisë.

“Janë të domosdoshme burimet e ripërtishme të energjisë, që të jemi në përputhje me zotimin që i kemi dhënë drejt be. Qasja e Kosovës në vitet e fundit ka qenë e qartë. Po shtojmë prodhim vendor të energjisë që vjen nga burimet e ripërtrishme dhe po sigurohemi që çdo investim i ri të jetë afatgjatë… Ankandi për energjinë e erës, që po diskutojmë sot, i shërben pikërisht këtij vizioni. Përmes tij, Kosova do të shtojë deri në 100 megavat kapacitete të reja gjeneruese dhe ky proces vjen pas përmbylljes së suksesshme të një faze të mëhershme të kualifikimit, ku tre ofertues të para kualifikuar tashmë janë të ftuar të përgatisin ofertat e tyre teknike dhe financiare”, tha Rizvanolli.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, e cilësoi konferencën si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt një sistemi elektroenergjetik më të qëndrueshëm dhe konkurrues.

“Kjo konferencë shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt një sistemi elektroenergjetik të qëndrueshëm, më konkurrues dhe më të integruar me zhvillimet evropiane në sektorin e energjisë. Organizimi i ankandit për energji të ripërtëritshme nga era përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transformimit të sektorit energjetik, rritjes së sigurisë së furnizimit dhe përmbushjes së objektivave kombëtare për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të energjisë. Sektori i energjisë në Kosovë, si dhe në shumë vende të tjera, po kalon një periudhë transformimi të thellë. Sfidat me të cilat përballemi, siç janë dekarbonizimi, siguria energjetike, rritja e kërkesës për energji dhe procesi i integrimit të tregjeve të energjisë elektrike, kërkojnë politika të kujdesshme, po ashtu edhe vendime të kujdesshme që nxisin investime të qëndrueshme. Në këtë kontekst, energjia e erës paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën”, tha ai.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Trim Tërnava, bëri të ditur se janë rezervuar tashmë kapacitetet e nevojshme të kyçjes në rrjet për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës, me qëllim garantimin e një procesi të barabartë dhe të sigurt.

“Është shumë e rëndësishme të theksohet sot se, lidhur me kyçjet në rrjet, KOSTT veçse ka rezervuar kapacitetet e nevojshme të kyçjes në rrjet për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës në këtë proces dhe këto kapacitete do të mbesin të rezervuara deri në përfundimin e këtij procesi të ofertimit. Kjo ka për qëllim që t’ju ofrojë të gjithë ofertuesve trajtim të barabartë dhe siguri të mjaftueshme gjatë përgatitjes së ofertave të tyre. Objektivi ynë është që procesi i kyçjes në rrjet të mos krijojë pasiguri të panevojshme apo disavantazh për asnjë pjesëmarrës. KOSTT e njeh plotësisht rëndësinë strategjike të këtij projekti. Zhvillimi i kapaciteteve të reja gjeneruese nga era kontribuon në tranzicionin energjetik, sigurinë e furnizimit gjenerues, si dhe në integrimin e mëtejmë të burimeve të përtëritshme të energjisë në sistemin tonë energjetik. Përpos kësaj, ky projekt ndihmon shumë edhe në adekuatësinë e gjenerimit, duke shtuar kapacitete të reja vendore dhe duke forcuar sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike”, tha ai. /KP/

You Might Also Like

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Institucionet ngrenë alarmin për zjarret: Kujdes maksimal gjatë verës

Në maj për 9,1 për qind është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë për ushqim, pije dhe duhan

Gjykata dënon 36 persona për thirrje nacionaliste në “Vidovdan”, nga 700 euro gjobë dhe dëbim nga Kosova

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Kusari-Lila: Mospajtimet brenda partive mund ta bllokojnë krijimin e institucioneve
Next Article Lamborghini ka ndërtuar SUV-in e saj më të fuqishëm ndonjëherë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?