By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Roberto Martinez e mbron sërish Ronaldon: Është më i miri për të krijuar hapësirën që i nevojitet Portugalisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Roberto Martinez e mbron sërish Ronaldon: Është më i miri për të krijuar hapësirën që i nevojitet Portugalisë
Sport

Roberto Martinez e mbron sërish Ronaldon: Është më i miri për të krijuar hapësirën që i nevojitet Portugalisë

admin
Last updated: 23/06/2026 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos pas kritikave që sulmuesi veteran mori për paraqitjen e tij në barazimin ndaj Kongos në Kupën e Botës 2026.

Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së parë të Portugalisë, por Martinez theksoi se 41-vjeçari vazhdon të mbetet një figurë kyçe brenda skuadrës.

“Ai është sigurisht një lojtar me shumë përvojë dhe kjo na ndihmon. Është një shembull i shkëlqyer se si duhet të qëndrosh i fokusuar. Mënyra se si rikuperohet, mënyra se si përgatitet. Ai është një shembull i madh për ne”.

Trajneri spanjoll shpjegoi gjithashtu rëndësinë taktike që Ronaldo ka në lojën e Portugalisë.

“Ne jemi një ekip që dëshiron të kontrollojë posedimin e topit dhe ta rikuperojë atë sa më shpejt. Kur e kemi topin, na duhet personalitet dhe qartësi për të arritur te porta kundërshtare”.

“Na duhet një lojtar që krijon hapësira. Dhe Cristiano është më i miri në këtë aspekt, këtë e tregojnë edhe statistikat. Ai është një ikonë. Këto lëvizje dhe krijimi i hapësirave janë pjesë shumë e rëndësishme e strategjisë sonë”.

I pyetur për kritikat e vazhdueshme ndaj kapitenit portugez, Martinez e bëri të qartë se Ronaldo vazhdon të ketë ndikim të madh brenda grupit.

“Ai është një shembull, është kapiteni ynë. Reagon si një kapiten. Ka një përvojë të jashtëzakonshme dhe ne mund ta shfrytëzojmë atë”.

“Po flasim për një njeri që e ka mbrojtur dhe përfaqësuar kombëtaren për 21 sezone. Ai ka një uri të pabesueshme për t’u përmirësuar vazhdimisht dhe për të ndihmuar ekipin. Është model për të gjithë në dhomat e zhveshjes”, përfundoi Martinez.

Portugalia do të përballet sot me Uzbekistanin në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, me synimin për të hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën eliminatore.

You Might Also Like

Granit Xhaka i pari në një statistikë të Botërorit

Nuk është në planet e Mourinhos, Juventusi e bën prioritet shitjen e yllit të Realit

Joao Cancelo e thotë hapur: Cristiano Ronaldo dhe Neymar nuk kanë asgjë për të dëshmuar

Nuk ndalen skandalet ndaj KB Shkupit

Luftë civile portugeze për shkak të Ronaldos, bojkoti në fushë dhe dramë në rrjete sociale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Ky Ford GT40 i ‘rilindur’ nuk është aspak një Ford
Next Article Nuk ndalen skandalet ndaj KB Shkupit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?