Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilin e ka vlerësuar si produktiv.
Pas takimit, Rohde ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të shtetit gjerman për të ndihmuar Kosovën në procesin e heqjes së masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.
Ambasadori Rohde theksoi gjithashtu rëndësinë që Kosova ta zgjedhë sa më shpejt kryetarin e Kuvendit dhe të formojë qeverinë e re.
“Faleminderit për takimin produktiv, Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat ndaj Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Rohde.