By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rokas: Ekziston dëshirë e parevokueshme e BE-së që të ndikojë në eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rokas: Ekziston dëshirë e parevokueshme e BE-së që të ndikojë në eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut
MaqedoniTOP LAJM

Rokas: Ekziston dëshirë e parevokueshme e BE-së që të ndikojë në eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut

admin
Last updated: 17/02/2025 15:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Ekziston dëshirë e parevokueshme e Bashkimit Evropian që të ndihmojë në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Këtu jemi që të ndihmojmë që të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur reformat e domosdoshme në vend, me qëllim që qytetarët të shohin se cilat janë përfitimet në kohën reale nga këto reforma, porositi sot në Shkup ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas në promovimin e sotëm të Analizës së mendimit publike për procesin maqedonas të aderimit drejt Bashkimit Evropian”, në organizim të Institutit për demokraci “Societes Civilis” – Shkup (IDSCS) dhe fondacioni “Konrad Adenauer”.

Sipas analizës, mbështetja e qytetarëve për aderimin ndaj Bashkimit Evropian mbahet në nivelin nga e 62 përqindëve. Më të përmbajtur janë të anketuarit më të rinj dhe më të moshuarit, tek të cilët është konstatuar mospërcaktim i madh. Perceptimi për ndikmimin e SHBA-së shënon rënie të madhe tek qytetarët tanë – për 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Ambasadori Rokas në fjalimin e tij tha se anketa tregon se nevojitet detajisht t’i shqyrtojmë këto konstatime dhe të shohim ku mund të bëjmë përmirësim të caktuar.

Ai tha se mesazhi kryesor i ambasadorëve për qytetarët duhet të jetë bindja se zgjerimi do të ndodh dhe se është me vlerë të prekshme.

“Nga njëra anë, duhet të ndihmohet me vënine në fokus të përshoejtimit dhe sa më shpejt që është e mundur zbatimi i reformave të domosdoshme, kështu që vetë qytetarët do të mund të shohin se cilat janë përfiztimet në kohë reale nga vetë reformat, ndërsa nga ana e tjetër, në aspektin politik duhet të përballemi edhe me sfidat më të mëdha, që ndodhin në Evropë”, nënvizioi Rokas.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, në fjalimin e saj të sotëm theksoi se vendet e BE-së janë partnerë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Union.

“Nëse nuk besoni në mundësinë për të ndikuar pozitivisht në proces, atëherë as që duhet ta filloni atë proces. Patjetër, është diçka që varet shumë nga hapat që ndërmerren në rajon. Ajo që u demonstrua gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih është se Evropa është në një udhëkryq kritik dhe ekzistencial përsa i përket sigurisë. Na kujton se për çfarë u themelua në të vërtetë Bashkimi Evropian. Është një Union që duhet të garantojë paqen, lirinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin dhe fqinjët e tij. Është e rëndësishme të mbani mend se kjo është në thelbin e asaj që ne duhet të kërkojmë dhe të arrijmë së bashku”, tha Dreksler.

Duke folur për rezultatet e sondazhit, Dreksler theksoi se ishte e befasuar pozitivisht dhe se qytetarët shprehën qartë mendimin e tyre se ku i përkasin, e ajo është në Evropë. Sipas Dreksler, shkalla e mbështetjes për hyrjen në BE është vërtet e lartë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Kam qenë në humor pozitiv kur pashë rezultatet e këtij sondazhi. Ajo që pamë ishte se qytetarët që u anketuan theksuan qartë zgjedhjen se ku përkasin – në Evropë. Këtu nuk ka asnjë dyshim. Edhe me rënien e besimit të parë vitet e fundit, dhe kjo tendencë është ndalur, shkalla e mbështetjes është 60 për qind, që është një mbështetje vërtet e fortë”, shtoi ajo.

Ajo është e mendimit se Evropa shihet si një partner i fortë i besueshëm dhe afatgjatë. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Debat i ashpër mes Rozanës dhe Gertës, kjo e fundit i kthen ujin fytyrës
Next Article Një rast i konfirmuar, tre tjera të dyshuara të zgjebes në një shkollë në fshatin Rramanli të Kumanovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?