By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rokas: Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë momentin për anëtarësim në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rokas: Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë momentin për anëtarësim në BE
MaqedoniTOP LAJM

Rokas: Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë momentin për anëtarësim në BE

admin
Last updated: 17/01/2025 14:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar –  “Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë vazhdimisht në forcimin e rolit të Kuvendit si forum për dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ​​me qëllim të përshpejtimit të reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, bëri thirrje ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas sot në Kuvend në seancën e përbashkët të Këshillit parlamentar për eurointegrime dhe Komisionit parlamentar për çështje evropiane, ku në rend dite ka qenë Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Rokas në fjalën e vet tha se duhet të shfrytëzohet momenti ndaj vendit tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.

“Dëshiroj t’ju inkurajoj që të shfrytëzoni momentumin aktual drejt zgjerimit. Ka një moment të vërtetë, ka përkushtim të vërtetë. Nga ana jonë, ne jemi të përkushtuar dhe të gatshëm t’ju ndihmojmë të hapni rrugën drejt Bashkimit Evropian. Siç e keni dëshmuar të gjithë në raportet e fundit nga Brukseli, ka një interesim të madh dhe vullnet të mirë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për të hapur kapitullin e parë të negociatave. Kryetari i ri i Këshillit, komisari i ri për zgjerim dhe nënkryetarja e Komisionit Kallas, të gjithë kanë shprehur mbështetjen e tyre për rrugën tuaj drejt BE-së”, ka thënë ambasadori i BE-së.

Ai porositi deputetët që ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi, në radhë të parë për përfitimet e qytetarëve që duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ambasadori i BE-së theksoi se zgjedhjet dhe emërimet “në pozita të caktuara në institucione dhe agjenci shtetërore duhet të jenë në kohë dhe të bazuara në merita” dhe se flamuri evropian duhet të përdoret vetëm në rastet për ligjet për harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Përbërja e re parlamentare duhet të përshpejtojë punën e saj dhe të vazhdojë me reformat që janë të nevojshme për procesin e integrimit evropian të vendit, përfshirë ndryshimet kushtetuese. Kuvendi duhet të miratojë agjendë që do të reduktojë përdorimin e procedurave në formë të shkurtuar ose urgjente të ligjeve dhe t’i kushtojë vëmendje përdorimit të duhur të flamurit evropian, procedurë që ka qenë e dukshme në të kaluarën. Përdorimi i flamurit evropian në procedura duhet të lidhet vetëm me ligjet që për qëllim kanë harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të bazohet në konsultime gjithëpërfshirëse, përfshirë konsultimet me Komisionin Evropian”, ka thënë Rokas.

Duke iu referuar raportit të KE-së, ai ka thënë se përbërja e dhjetë parlamentare e ka kryer mandatin e saj në mënyrë të kënaqshme, ka pasur polarizim politik dhe siç tha ai, “ka pasur një vonesë të caktuar në emërimin e posteve të caktuara në institucionet shtetërore”.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lëshohet për shfrytëzim hekurudha Kumanovë-Bellakovcë
Next Article Kurti takon ekipe të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga BE-ja, Asambleja Parlamentare e Këshilli i Evropës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?