By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Romët për demokraci” kërkojnë siguri në vendvotime / Marsh protestues prej te KShZ-ja deri te MPB-ja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Romët për demokraci” kërkojnë siguri në vendvotime / Marsh protestues prej te KShZ-ja deri te MPB-ja
Maqedoni

“Romët për demokraci” kërkojnë siguri në vendvotime / Marsh protestues prej te KShZ-ja deri te MPB-ja

admin
Last updated: 02/05/2024 18:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 maj – “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “Stop dhunës”, “Kërkojmë mbrojtje”, ishin thirrjet në marshin protestues të fondacionit “romët për demokraci” që nisi para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe përfundoi te Ministria e Punëve të Brendshme.

Selvije Mustafi Alkan, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit, kërkoi mbrojtje më të madhe dhe forcimin e pranisë së policisë gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit, duke theksuar se vëzhguesit e tyre në Strumicë gjatë raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill janë përballur me disa kërcënime dhe përpjekje për dhunë fizike.

“Protestën e sotme e organizuam me rastin e kërcënimeve të fundit, dhunës politike dhe tentativave për dhunë fizike në Strumicë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale nga struktura të caktuara politike, anëtarë të një partie politike”. është shprehur Selvije Mustafi Alkan.

Murat Josinov, i cili është pjesë e ekipit të Fondacionit, tha se po marshojnë për sigurinë vëzhguese dhe për lirinë e votës së romëve.

“Ne nëse nuk kemi liri në vendvotimet kur vëzhgojmë, kur duam që zgjedhjet të rrjedhin në mënyrë demokratike dhe transparente, përderisa ne nuk kemi siguri në vendvotimet ku do të kemi?!”, tha Murat Jusinov, përfaqësues i Fondacionit “Romët për demokraci”.

Doan Mustafov tha se presionet dhe sulmet kanë ndodhur me hyrjen në vendvotim. Sa herë që kanë dashur të bëjnë vërejtje në qendrën e votimit janë përballur me kërcënime. Kërcënimet tha se janë denoncuar.

“Nuk lejohet që në shekullin 21 të ketë korrupsion, nuk lejohet të ketë blerje votash, nuk lejohet të ketë presione te elektorati, ajo është e garantuar me kushtetutë dhe me akte tjera të drejtësisë”, vlerëson Doan Mustafov, përfaqësues i Fondacionit “Romët për demokraci”.

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, para MPB-së u premtoi se do të kenë mbrojtje të plotë policore.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendet një trup i pajetë në ujërat e lumit Vardar në Veles
Next Article “Qytetar Nderi” në kohë fushate është më shumë se mbështetje!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?