By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur
Sport

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

admin
Last updated: 19/04/2024 10:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Është bërë tashmë një javë që prej zhvillimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe PSG-së, aty ku vëmendjen e mori Ronald Araujo shkaku i kartonit të kuq që kishte marrë, teksa blaugransit u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Uruguaiani u kritikua gjerësisht për ndërhyrjen e pa menduar që bëri ndaj Bradley Barcolas, ku njëri ndër personat që reagoi ishte edhe Ilkay Gundogan.

Tani, sipas raportimeve të fundit, Araujo është në bisedime me Bayern Munichun për një transferim të mundshëm.

Gazetari Lluis Canut ka raportuar se agjentët e Araujos janë në bisedime me Bayern Munichun për t’u pajtuar rreth kontratës së lojtarit, në rast se gjiganti gjerman gjen gjuhën e përbashkët me Barcelonën.

Qëllimi i bavarezëve pra është që të arrihet një marrëveshje mbi kushtet personale me lojtarin, para se të hapen bisedimet me Barcelonën. Canut ka shpjeguar tutje se çmimi i Araujos mund të variojë nga 65 deri në 70 milonë euro.

Araujo personaliosht kishte thënë më parë se bisedimet rreth rinovimit të kontratës me Barcelonën po shkojnë mirë, dhe ka pretenduar se ai është i lumtur në klub.

Teksa pjesa e dytë nuk është vënë në dyshim, bisedimet mes dy palëve për rinovimin e kontratës kanë zgjatur tash e sa muaj, por pa rezultat.

Kontrata e tij me Barcelonën skadon në vitin 2026, dhe blaugranasit i kanë premtuar një rritje të pagës sa më shpejt që të jetë e mundur. Në rast se ata nuk gjejnë një marrëveshje me mbrojtësin shtatgjatë, atëherë opsioni më i logjikshëm është shitja e tij, sidomos duke marrë parasysh situatën e vështirë financiare.

You Might Also Like

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja

Van Dijk pranë largimit nga Liverpooli, tri liga në garë për yllin holandez

Dy nga gjenerata e vjetër e dy nga e reja, katër yje të Kosovës shikuan ndeshjen bashkë me presidentin e FFKS-së, Agim Ademin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ZJARRI I PERËNDIVE
Next Article Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij – Tom Cruise “nuk ekziston” më për vajzën e tij 18-vjeçare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?