Edhe pse nuk kishte Prime, Leonardo Gashi ka bërë mbrëmjen e djeshme (e hënë) rrëfimin për jetën e tij.
Ai ka folur për fëmijërinë, periudhën më të bukur të jetës, sfidat me të cilat u përball si një fëmijë shqiptarë në Gjermani e deri te një aksident që pësoi, i cili për pak sa nuk ia mori jetën.
Leo ka folur edhe për djalin e tezes, që vuan nga një sëmundje e rëndë, e që ka një raport shumë të ngushtë me të.
Ndër të tjerash, këngëtari ka zbuluar se kishte tri lidhje përpara se të hynte në këtë format.
Njëra nga këto marrëdhënie i zgjati më shumë se dy vjet, por që ishte tejet toksike.
I njëjti theksoi se dëshiron të ndjekë ëndrrën për muzikë, si një gjë që di të bëjë më mirë.
Pas rrëfimit prekës, ai u surprizua me një lidhje direkte nga motra dhe vëllai që ndodhen në Gjermani, ku u shprehën se janë ‘shumë krenarë me të’.

