By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rreth 1300 studentë të rinj pranohen në afatin e parë të regjistrimit në Universitetin e Tetovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rreth 1300 studentë të rinj pranohen në afatin e parë të regjistrimit në Universitetin e Tetovës
Maqedoni

Rreth 1300 studentë të rinj pranohen në afatin e parë të regjistrimit në Universitetin e Tetovës

admin
Last updated: 02/09/2026 13:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të afatit të parë për pranimin e studentëve në vitin akademik 2026/27, nga 1800 aplikime, rreth 1300 kandidatë e kanë fituar të drejtën e regjistrimit në Universitetin e Tetovës. Me këtë rast, Zyra për Arsim u bën thirrje kandidatëve të pranuar që ta kryejnë regjistrimin e semestrit të parë nga 1 deri më 4 shtator 2026.

Përpara regjistrimit, kandidatët këshillohen që t’i lexojnë me kujdes informacionet lidhur me tarifën e semestrit, në varësi të kategorisë në të cilën janë pranuar.

Regjistrimi paraprak duhet të kryhet online, përmes platformës zyrtare:
https://sites.google.com/unite.edu.mk/regjistrimet/rezultatet?authuser=0

Regjistrimi online bëhet përmes profilit personal të aplikimit. Kandidatët mund të kyçen në profilin e tyre duke përdorur adresën e e-mailit me të cilën kanë aplikuar dhe fjalëkalimin e dërguar gjatë aplikimit.

Universiteti i Tetovës rikujton se kandidati i pranuar, i cili nuk e kryen regjistrimin e semestrit brenda afatit të përcaktuar, e humb të drejtën mbi kuotën e fituar, ndërsa vendi do të shpallet i lirë në afatin e radhës.

Pas përfundimit të regjistrimit online, kandidatët duhet ta dorëzojnë fletëpagesën dhe fotografitë në administratën përkatëse, brenda datave të përcaktuara për regjistrim.

Kandidatët shtetas të huaj duhet t’i tërheqin dokumentet për të vijuar procedurën e nostrifikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe t’i zëvendësojnë ato me kopje.
Ndërkaq, kandidatët e tjerë duhet t’i tërheqin dokumentet origjinale nga administrata dhe t’i zëvendësojnë ato me kopje.

Në rast të problemeve me kyçjen në profilin e aplikimit për shkak të problemeve me e-mailin, kandidatët mund ta kontaktojnë Universitetin e Tetovës në adresën elektronike: unikan@unite.edu.mk

Ndërsa, kandidatët të cilët nuk janë pranuar në afatin e parë, do të kenë mundësi që, përmes të njëjtit profil të aplikimit, të aplikojnë në afatin e dytë, nga 7 deri më 11 shtator 2026, në programet studimore ku do të ketë vende të lira.

Universiteti i Tetovës u uron suksese të gjithë kandidatëve të pranuar dhe i fton ata që t’i respektojnë afatet dhe procedurat e përcaktuara për regjistrim.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Blake Lively dhe Ryan Reynolds shfaqen bashkë në New York pas zhvillimeve të fundit në betejën ligjore me Justin Baldoni
Next Article Arlinda Hasani Sinani u zgjodh zëvendësguvernatore e re e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?