By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rreth 20 profile dhe portale nën hetime për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes në kontestin me Bullgarinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rreth 20 profile dhe portale nën hetime për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes në kontestin me Bullgarinë
Maqedoni

Rreth 20 profile dhe portale nën hetime për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes në kontestin me Bullgarinë

admin
Last updated: 05/07/2026 17:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 korrik Zhurnal.mk – Rreth 20 kanale komunikimi, përfshirë portale informative, si dhe faqe e profile në Facebook dhe Instagram, janë objekt i një hetimi që po zhvillohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare, raportoi “Skopje1”, duke iu referuar burimeve të saj.

Sipas këtyre burimeve, hetimi lidhet me dyshimet se këto kanale janë përdorur për përhapje të organizuar të gjuhës së urrejtjes dhe nxitje të tensioneve përmes përmbajtjeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Burimet bëjnë të ditur se organet hetimore tashmë kanë siguruar një pjesë të materialeve provuese, ndërsa aktivitetet hetimore vazhdojnë.

Në fokus të hetimit janë përmbajtje të publikuara në periudhën e fundit, duke përfshirë fletushka, mesazhe dhe postime që lidhen me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, si dhe materiale që, sipas dyshimeve, kanë synuar të nxisin urrejtje, fyerje reciproke dhe radikalizim të debatit publik mes qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Sipas burimeve të “Skopje1”, po hetohet edhe mënyra e financimit të një pjese të këtyre aktiviteteve, si dhe lidhjet e mundshme me organizata dhe shoqata. Për shkak të procedurës në zhvillim, autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar për rastin. Sipas burimeve, më shumë informacione priten pas përfundimit të një pjese të veprimeve hetimore dhe procedimit eventual të rastit.

You Might Also Like

Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal

BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve

Rrugë të mbushura, terasa dhe plazhe plot – Ohri po jeton ritmin e plotë të sezonit turistik

Ali Ahmeti nga Struga: BDI më e bashkuar, më e organizuar dhe e gatshme se kurrë

Ndryshimet klimatike, Ademi: Ndikojnë në shëndetin e qytetarëve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Next Article Gjendet një granatë nga Lufta e Dytë Botërore gjatë punimeve në Shkup
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal
Maqedoni
BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve
Maqedoni TOP LAJM
Rrugë të mbushura, terasa dhe plazhe plot – Ohri po jeton ritmin e plotë të sezonit turistik
Maqedoni TOP LAJM
Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?