By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rreziku prej deponive ilegale në rrethin e Shkupit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rreziku prej deponive ilegale në rrethin e Shkupit
MaqedoniTOP LAJM

Rreziku prej deponive ilegale në rrethin e Shkupit

admin
Last updated: 10/02/2024 21:18
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Xhemal Idrizov thotë se nuk mund të dalë mbrëmjeve jashtë shtëpisë së tij, për shkak të tymit dhe erës së rëndë nga djegia e mbeturinave në shumë lokacione të Komunës së Karposhit – ku jeton ai – që është pjesë e Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

“Që të gjithë ne duhet mobilizuar… duhet të rritet vetëdija sepse ne jemi ata që ndotim ambientin, për të shmangur grumbullin e madh të mbeturinave nëpër deponitë e egra, u vihet zjarri mbeturinave dhe kemi tym gjithandej”.

Mes tjerash, ai tregon se familja e tij nuk mund t’i thajë rrobat në ambient të jashtëm “sepse jo vetëm që marrin erë të keqe, por ato mbulohen me mbetje nga djegia që i bart era”.

“Nuk e di nga të filloj, unë nuk jam ekspert i kësaj çështjeje, por shihni, në çdo kodrinë ka të hedhura mbetje inerte, nëse dikush pastron, ose rindërton diçka rreth ambienteve të banimit, mbetjet barten me kamionë, dhe për të mos paguar deponi, ato hidhen në breg të lumit Vardar ose rrëzë kodrinave përreth. Unë zgjohem herët dhe shoh se si hidhen mbeturinat në agim”, tregon Trajce Nikollovski, alpinist, duke përshkruar rajonet përreth Shkupit.

Në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave, përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave komunale nga kontejnerët, është kompania publike “Higjiena Komunale”, e cila obligohet që mbeturinat nga amvisëritë dhe kompanitë t’i depozitojë në deponinë Drisla.

Edhe komunat kanë përgjegjësi që të mos ketë mbeturina nëpër hapësirat e territorit të tyre.

Atyre u kërkohet që të punësojnë kompani private për largimin e të gjitha llojeve të mbeturinave në deponinë Drisla.

Megjithatë, në gati të gjitha komunat e zonës së Shkupit, sikurse ato të Karposhit, Shuto Orizarës, Sarajit, dhe në disa zona të Qendrës, shihen deponi të egra”.

Disa zyrtarë të Shkupit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ekzistojnë edhe disa kompani që hedhin mbeturina të rrezikshme nëpër deponi ilegale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Autoritetet komunale të Shkupit kanë treguar se në disa raste “inspektorët e qytetit në lagjen Vizbeg gjetën kamionë dhe makineri të rënda në një deponi të egër duke hedhur mbeturina toksike dhe mbetje të materialit ndërtimor”.

Sipas tyre, pavarësisht se përpjekjeve për pastrim të deponive të egra, qytetarët po i krijojnë të tjerat shumë shpejt.

Bllazhe Josifovskit, nga organizata joqeveritare, Go Green, që e ka në fokus ambientin jetësor, i ka thënë Radios Evropa e lirë se çështja e deponive ilegale mund të zgjidhet duke miratuar një ligj që parasheh angazhimin e policisë komunale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai përmend se një premtim i tillë qeveritar daton qysh prej vitit 2021, por që nuk është realizuar ende.

“Ligji i policisë komunale mund të jetë zgjidhje, por me kusht që ai ligj të zbatohet siç duhet. Sepse, disa vende të rajonit kanë pasur përvoja të këqija me një ligj të tillë. Në vendin tonë, disa kryetarë komunash në mbledhjet e Bashkësive të Vetëqeverisjes Lokale, kërkuan që të miratohet ky ligj, por nuk u miratua. Policia dhe inspektoratet, në situatën aktuale, nuk kanë kapacitete të merren me të gjitha problemet, dhe në realitet vetëdija është në nivel të ulët”, vlerëson Josifovski.

Në bazë të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave, është paraparë ndërtimi i tetë deponive rajonale për të zgjidhur problemin e mbeturinave në deponitë komunale – të cilat nuk i plotësojnë standardet e mbrojtjes së mjedisit.

Megjithatë, ato nuk janë krijuar kurrë, pasi komunat kanë refuzuar diçka të tillë.

Me ndryshimet e fundit të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, ndotja afatgjate dhe e përhapur e mjedisit paraqet krim – ekocid. Kurse, për autorët e këtij krimi mjedisor parashihet burgim që fillon nga dhjetë vjet e deri në burgim të përjetshëm./REL

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BESA: Vazhdojmë të zgjërohemi, për një natë themeluam 5 nëndegë!
Next Article Ndalohen tre shpërndarës të lëndëve narkotike në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?