By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rriten ankesat e punonjësve për punëdhënësit në Shqipëri, 544 raste tek Inspektorati
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rriten ankesat e punonjësve për punëdhënësit në Shqipëri, 544 raste tek Inspektorati
Shqipëri

Rriten ankesat e punonjësve për punëdhënësit në Shqipëri, 544 raste tek Inspektorati

admin
Last updated: 10/05/2024 15:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ankesat nga punonjësit që lidhen me mosmarrëveshjet apo kushtet e punës pranë bizneseve kanë shënuar rritje vitin e shkuar.

Të paktën kështu raportojnë shifrat e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore që për 2023 vlerëson se janë bërë 544 inspektime të lidhura me ankesa me një rritje 4.6% në raport me një vit më parë.

“Gjatë vitit 2023, me çështje inspektimi me arsye «Denoncim nga të tretët» ose «Ankesë», rezultojnë gjithsej 544 inspektime. Krahasimisht me një vit më parë kemi 4.6% më shumë çështje inspektimi. Ky është tregues i rritjes së kulturës së ndërgjegjësimit, për të drejtat dhe detyrimet ligjore nga punëmarrësit dhe punëdhënësit” vlerëson raporti.

Duke analizuar se nga ka ardhur, numri më i madh i ankesave në aspektin gjeografikisht raporti evidenton se 75% i përkasin Tiranës e lidhur kjo edhe me faktin që aktiviteti kryesor ekonomik i vendit është i vendosur në këtë qark.

“Numrin më i lartë subjekteve, që janë inspektuar në kuadër të ankesave të ardhura i takojnë Rajonit I – Drejtorisë Rajonale Tiranë me 75% të totalit të inspektim-ankesave. Gjatë 2023 ky rajon rezulton në këtë tregues me rritje me 16 inspektime më shumë se në vitin 2022, tregues që lidhet me faktin e përqendrimit të lartë të bizneseve që zhvillojnë aktivitetin ekonomik në këtë rajon dhe për një ndërgjegjësim më të lartë të punonjësve të punësuar në këto subjekte për të adresuar shqetësimet e tyre për zgjidhje. Gjithashtu tregues më i lartë krahasimisht me një vit më parë është dhe numri i inspektimeve të kryera nga inspektorë të Drejtorisë Qendrore, i cili tregon vëmendjen e madhe që i është kushtuar trajtimit të ankesave për raste apo situata komplekse” thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon se në bazë të llojit të aktivitetit ekonomik të subjekteve, inspektuar për shkak ankese gjatë vitit 2023, rezulton se sektorët, punëmarrësit e të cilëve adresojnë më shumë ankesa janë; 38 % i takojnë Aktivitete “Të tjera”, ku bëjnë pjesë Ndërmarrjet Shtetërore, SHPSF (Shoqëritë e Ruajtjes së Sigurisë Fizike), Arsim, etj ; 25 % janë në Sektorin e Tregtisë (H-B-R), i cili vijon të ketë problematika për respektimin e kontratave të punës për punëmarrësi; 20 % janë në Ndërmarrje Prodhuese ku numri më i madh i përket sektorit fason, që gjatë këtij viti është shoqëruar me luhatje të tregut dhe rrjedhimisht ka dhënë ndikim dhe në raportet e punësimit me punëmarrësit/et.

Sipas Inspektoratit në 544 subjektet të inspektuar në kuadër të ankesave, kanë rezultuar të punësuar gjithsej 35,916 punëmarrës nga të cilët 53 për qind femra.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t’i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre
Next Article Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?