By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet numri i rasteve të lindjeve para kohe, SHSKUK: Për shkak të shpenzimit përtej planifikimit ampula për foshnjat Caffeine Citrate ka munguar disa ditë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rritet numri i rasteve të lindjeve para kohe, SHSKUK: Për shkak të shpenzimit përtej planifikimit ampula për foshnjat Caffeine Citrate ka munguar disa ditë
Maqedoni

Rritet numri i rasteve të lindjeve para kohe, SHSKUK: Për shkak të shpenzimit përtej planifikimit ampula për foshnjat Caffeine Citrate ka munguar disa ditë

admin
Last updated: 31/07/2024 10:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka shënuar rritje numri i lindjeve para kohe para kohe dhe që kanë pasur nevojë për trajtim pas lindjes, në Klinikën e Neonatologjisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se nga 1 janari deri më tani, në këtë klinikë janë trajtuar 430 foshnje, numër ky në rritje, krahasuar me vitet e tjera.

“Këto foshnja janë trajtuar për Asfiksioni Perinatal (mungesë e oksigjenit para dhe pas lindjes), prematuritet( lindje para kohe), me komplikime, anomali të ndryshme kirurgjik, neonatale, anomali neurokirurgjike, e që trajtohen para dhe pas operimit të tyre, dhe infeksionet e ndryshme”, thuhet në njoftim.

Sipas SHSKUK-së, stafi i klinikës, me sukses po trajton edhe rastet e prematurëve (foshnjat e lindura para javës së 36, të shtatzënisë ) deri tek prematurët me peshë ekstreme të lindjes, 500-999 gramë.

Tutje thuhet se raste të tilla janë të predispozuar ndaj shumë komplikimeve për shkak të papjekurisë së gjithë sistemeve.

“Trajtimi bëhet sipas protokolleve bashkëkohore, duke filluar qe nga dhënia e kortikoideve nga ana e gjinekologë-obstetërve, deri tek  mbështetja respiratore,  jo -invazive dhe invazive.

Një nga manifestimet e prematuritetit (lindjes para kohe), është edhe kriza e apnesë (ndërprerja e frymëmarrjes). Këto foshnje  trajtohen me CPAP, në të tilla raste ndihmon ampula caffeine citrate, por jo të gjithë rastet kane nevojë për këtë lloj trajtimi”, thuhet në njoftim.

SHSKUK thekson se në disa raste përveç Caffeine Citrate, përdoret ampula Aminophylinë, si terapi alternative.

“Foshnje të lindura parakohe, prej javës 28 deri 33, të shtatzënisë dhe që kanë manifestuar kriza të apnesë, kanë qenë 175, e që trajtuar me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë.

Ndërsa foshnje të lindura prej javës 34 deri ne 36, të shtatzënisë kanë qenë 255, ku prej tyre 50 foshnje kanë pasur përkrahje me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Vlen ta theksojmë, se ShSKUK, ka siguruar të dy ampulat, por për shkak të shpenzimit përtej planifikimit, Ampula Caffeine Citrate, ka munguar disa ditë, e që është zëvendësuar si alternativë me Ampulën Aminophylinë”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Evertoni bën ofertë zyrtare për transferimin e Armando Brojës
Next Article “I ka hyrë zhanrit tallava, dikur shante kolegët” – Dafina Zeqiri kritikohet për këngën e re “Dumlla Dumlla”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?