By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet rejtingu i opozitës – VMRO-DPMNE-ja me epërsi të dyfishtë ndaj LSDM-së në njësinë zgjedhore 2 dhe 6
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rritet rejtingu i opozitës – VMRO-DPMNE-ja me epërsi të dyfishtë ndaj LSDM-së në njësinë zgjedhore 2 dhe 6
MaqedoniTOP LAJM

Rritet rejtingu i opozitës – VMRO-DPMNE-ja me epërsi të dyfishtë ndaj LSDM-së në njësinë zgjedhore 2 dhe 6

admin
Last updated: 07/02/2024 11:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 shkurt- VMRO-DPMNE ka përparësi të dyfishtë ndaj LSDM-së në pushtet, sipas anketës së fundit të opinionit publik, të realizuar nga Instituti për hulumtime politike në Shkup për nevojat e Radio Televizionit të Maqedonisë, e cila u prezantua në emisionin Objektiv.

Në pyetjen se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, VMRO-DPMNE ka përparësi të dyfishtë ndaj LSDM-së, gjegjësisht për VMRO-DPMNE-në japin mbështetje rreth 19,4 për qind të qytetarëve, ndërsa për LSDM-në vetëm 10 për qind. E treta sipas mbështetjes së qytetarëve është BDI-ja me 6.5 për qind, por një rritje të konsiderueshme ka edhe LEN me 5.4 për qind, ndërsa “ZNAM” ka mbështetje prej 4.5 për qind, E majta 3.9 për qind, Aleanca e Shqiptarëve afër 2 për qind, ndërsa 22 për qind nga qytetarët anketuar janë përgjigjur për asnjerën nga partitë, 13.8% nuk duan të tregojnë, ndërsa 11.5 për qind janë përgjigjur nuk e di ose nuk kam përgjigje.

Në njësinë zgjedhore 6, BDI-ja ka mbështetjen më të madhe prej 17,9%, por shumë afër, menjëherë pas saj me 16% ndodhet Lidhja e Europiane për Ndryshim, ndërsa e treta, gjegjësisht e para tek blloku maqedonas e para është VMRO-DPMNE-ja me 8,1%. Pastaj vjen Aleanca për Shqiptaret me 7%, dhe e pesta është LSDM-ja me vetëm 4,4% që i bie dyfish më pak se VMRO-DPMNE-ja.

“E majta” me 0,6%, “ZNAM” e Maksim Dimitrievskit është me 0,5%, 20% janë përgjigjur asnjerën, 17,6% nuk kanë dashur të përgjigjen, ndërsa 5,9% janë përgjigjur nuk e di ose nuk kam përgjigje.

Në pyetjen se cila parti mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, VMRO-DPMNE ka një avantazh prej pothuajse trefish më të madh se LSDM-ja në njësinë zgjedhore 2.

28% e qytetarëve janë përgjigjur se mendojnë se do të fitojë VMRO-DPMNE-ja, ndërsa vetëm 10,3% mendojnë se do të fitojë LSDM-ja. E treta është BDI nga blloku shqiptar me 8.9%, LEN 4.6% dhe “ZNAM” me 4 për qind. Vetëm 3.4 për qind janë përgjigjur për “Të majtën”, 2.8% ASH, 9% janë përgjigjur asnjera, 3.8% nuk kanë dashur të tregojnë, ndërsa 24.4% e të anketuarve nuk kanë dashur të përgjigjen.

Në njësinë zgjedhore 6, 18.2% besojnë se BDI do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, menjëherë pas saj 16.8% e të anketuarve besojnë se do të fitojë LEN, ndërsa vetëm 6.2% besojnë se do të fitojë ASH-ja. Për VMRO-DPMNE-në janë përgjigjur 10,6, ose katër herë më shumë në krahasim me LSDM-në, për të cilën janë përgjigjur vetëm 2,6 % se mendojnë se do fitojë.

“E majta” dhe “ZNAM” kanë nga 1%, ndërsa 10.7% janë përgjigjur se nuk mendojnë se do të fitojë asnjera nga partitë.

Me po me siguri do të dalin janë përgjigjur 42.2% të qytetarëve të anketuar në pyetjen nëse javën e ardhshme do të ketë zgjedhje parlamentare, a do dalin të votojnë. Ndoshta po janë përgjigjur 9.5%, ndoshta jo 6.2, nuk ka gjasa të votoj 25.3% dhe nuk kam përgjigje janë përgjigjur 16.8% e të anketuarve .

Për të njëjtën pyetje në njësinë zgjedhore 6, 32,9% janë përgjigjur me po, patjetër do të votoj, 15,2% janë përgjigjur ndoshta po, ndërsa 11,8% janë përgjigjur negativisht, ndoshta jo dhe 17,7% janë përgjigjur se nuk ka shans të votojnë. Edhe këtu ka një përqindje të lartë prej 22.5% që janë shprehur se nuk kanë përgjigje ose nuk e dinë.

Sondazhi është kryer nëpërmjet telefonit në njësinë zgjedhore 2 me 1002 të anketuar, ndërsa në njësinë zgjedhore 6 anketa u krye me 1001 qytetarë me një marzh gabimi plus ose minus 3 për qind.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nuk e shpëtoi nga zinxhiri i nominimeve – Meriton Mjekiqi përplaset ashpër me Sara Gjordenin
Next Article Tragjedia e Gërdecit, Fatmir Mediu: Kam pritur 16 vite që të pyetem nga prokuroria

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?